Hap rrugën, qen!

0

Shkruan Artan Fuga

Te mos jenë policët rrugorë në akset e qarkullimit?

Mirë mo mirë bëni si përjashta shtetit, si modernë, por vetëm rrugën Tiranë – Durrës të bësh sheh se ajo është një xhungël, një kasaphanë e mundshme, një tmerr.

Makina me shpejtësi të llahtarshme, makina që të thonë nga pas hap rrugën qen, duke të thënë shenja me drita, vetura që i ngjiten 10 cm bishtit të tjetrës, gara me vetura, parakalime nga e djathta, hyrje në rrugën kryesore në mënyrë të gabuar, tmerr, o po them tmerr!

Po ca femra që me shpejtësi rakete, aman o Zot!

As ata që udhëtojnë me eskortë nuk e shohin këtë gjendje, por ta provojnë njëherë të udhëtojnë si njerëz normalë dhe ta shohin!

Mos krijoni zona ku ligji as sheh, as dëgjon, as vepron se do të vrisni njerëz!

Palé si e kanë shtruar tani e meremetuar gropat! Hidh asfalt, me nivele të ndryshme, lëkundet makina si me qenë në garat për në Marakesh mes shkretëtirës. Boo, aksin kryesor të vendit, ta asfaltosh ashtu!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu