Hakerat shënjestrojnë ish-kreun e SHISH, i nxjerrin databazën me emailet zyrtare

0

Shënjestra e radhës e hakerave mbrëmjen e sotme ka qenë ish-Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendos.

Faqja “Homeland Justice” e njohur ndryshe si “Drejtësia e Atdheut”, kanë publikuar një databazë te re me emailet zyrtare të ish kreut të SHISH.

Ndërkohë më herët hakerat e grupit Homeland Justice nxorrën të dhënat personale të Helidon Bendos.

Ata publikuan një dokument me gjeneralitetet e Bendos, numrat e kartës së tij të identitetit dhe pasaportës si dhe një listë të gjatë me udhëtimet e kryera prej tij. Në dokument ishin edhe fotografitë e Bendos ndër vite.

Gjithashtu hakerat publikuan edhe të dhënat personale të gruas së Bendos, Miranda Bendos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu