Hakerat iranianë të “Homeland Justice” që sulmuan serverat e shtetit shqiptar pretendojnë se kanë në dorë një databazë me rreth 100,000 emra të personave të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale.
“Kutia e Pandorës” e quajnë ata databazën të cilën e kanë nxjerrë në shitje për 0.5 bitcoin, apo me çmimin e sotëm rreth 10 mijë dollarë.
Ata thonë se kjo databazë përmban informacione për persona me histori kriminale, kontaktet, hyrje-daljet jashtë shtetit, pasaportat apo raportet e bëra ndaj tyre nga agjentët policorë.
Nëse kjo do të jetë e vërtetë, atëherë ky përshkrim është tepër i ngjashëm me atë që quhet sistemi “MEMEX”, për të cilin policia e shtetit shqiptar thotë se nuk ka rënë pre e hakerave.
Mesazhi i hakerave në rrjetet sociale: