Hajduti Erion Veliaj pastron para duke vrarë punëtorët

0

Sipas një raporti të publikuar në gazetën Monitor, përgjatë një periudhe 3-vjeçare firmat e ndërtimit në kryeqytet kanë mundësuar pastrimin e rreth 1.6 miliardë eurove. Më tej, 60% e firmave të ndërtimit nuk arrijnë të justifikojnë të ardhurat e tyre financiare.

Siç pasqyrohet në raport, grupet kriminale, në bashkëpunim me oligarkët e ndërtimit dhe lidhjet e tyre shtetërore, e kanë shndërruar vendin në parajsë të pastrimit të parave. Ndërkohë që ekonomia tkurret gjithnjë e më shumë, çka reflektohet drejtpërdrejt edhe në shtimin e numrit të të pastrehëve, oligarkët e ndërtimit vazhdojnë të zaptojnë hapësira publike për t’i zëvendësuar me pallate në të cilat asnjë qytetar i ndershëm nuk mund të përballojë blerjen e një apartamenti.

Ndërkaq, si gjithnjë, viktimat e drejtpërdrejta të marrëdhënies perverse midis krimit, oligarkisë dhe shtetit mbeten punëtorët e ndërtimit. Shumica syresh janë të detyruar të punojnë në të zezë, pa siguri për jetën dhe për paga shumë të ulëta. Sektori i ndërtimit mbetet më vrastari për punëtorët, me 27 të vdekur në tre vitet e fundit. Pas aksionit të aktivistëve të Organizatës Politike ndaj Inspektoratit të Punës, përgjigja zyrtare ishte e qartë: faji u mbetet punëtorëve.

Në dëm të jetës dhe publikes e për hir të fitimit të pisët, ngrihen kulla dhe bien njerëz!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu