Shkruan Qamil Gjyrezi
Lulzim Basha po takon qytetarët për krizën e thellë ekonomike. Në këta takime Basha akuzon Ramën se po vjedh paratë e qytetarëve. Basha deklaroi dje në Lac: “Është kriminale që ju vuani për bukën e gojës”. Hajdutët më tipik të historisë politike në Shqipëri, janë Rilindasit e Edi Ramës. Kjo formë hajdutërie është e vecantë, prandaj njerëzit janë në mjerim ekonomik e psikologjik. Mjerimi rilindas u pregatit nga hajdutëria e filluar në vitin 2013. Kjo metodë moderne për të zhvatur njerëzit, u gatua në zyrat e Kryeministrit me asistencën e ndonjë ekonomisti të huaj, që i intereson një Shqipëri e dobët, pa shtet dhe e mjerë ekonomikisht.
Tendera milionësh dhe para publike të zhvatura nga një grup njerëzish, sollën një mjerim që i rëndon njerëzit edhe psikologjikisht dhe nuk “kuptojnë kush e ka fajin”. Qëllimi është i qartë, të “mjeruarit dhe të zhvaturit të votojnë atë që i’u shkaktoi mjerimin dhe dhunën psikologjike”. Edi Rama është një kryeministër që ka celësat e ekonomisë dhe shpërndarjes së tenderave korruptivë. Opozita po bën të pamundurën për të larguar këtë kryeministër dhe sot ka në dorë vetëm fjalën. Fjala duhët të futet thellë në mendjen dhe zemrën e cdo votuesi shqiptar, nëse duan të shpëtojnë nga mjerimi ku i ka cuar Rilindja. Opozitarët duhet të punojnë shumë me fjalën, cdo ditë me votuesit deri më 25 Prill 2021, për t’i shpëtuar të gjithë nga mjerimi post-modern. Kryetari i PD-së Lulzim Basha është takuar ditën e djeshme me qytetarë dhe biznese në Laç duke dëgjuar problematikat e tyre dhe shprehur propozimet që opozita i ka bërë qeverisë për t’i ndihmuar deri më 25 prill. Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po gremis ekonominë e vendit dhe se ka futur në xhepat e tij paratë e shtetit. Ai tha se opozita ka vetëm fjalën, por do jetë krah qytetarëve. “Ky po e shtyn ekonominë në greminë. Paratë e shtetit i ka futur në xhepat e vet dhe të oligarkëve. Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera, deri më 25 prill çelësat i ka ky. Ne kemi vetëm fjalën, por dhe ju duhet të ngrini zërin dhe të jeni të sigurt që dhe PD dhe opozitën do e keni në krahë. Është kriminale që ju vuani për bukën e gojës. Sot kemi fjalën, zërin për ta ngritur se nesër do kemi shumë gjëra. Ne për pensionistët kemi propozuar 20 mijë lekë shtesë këto 6 muaj”, tha Basha. Edi Rama përgjegjës për faturat qindra million euroshe të humbura në Arbitrazh. Edi Rama ja vetëm që ka sjellë mjerim, por është përgjegjës për shkatërrimin e interesave të shtetit. Ai sistematikisht në 7 vite humb gjygje në proceset gjygjësore në Arbitrazh. Ledina Mandija ish-avokatja e shtetit deklaron: “SPAK-u të hetojë Edi Ramën, përgjegjës për dhjetra milionë euro”. Edi Rama me hajdutët post modern, i ka sjellë të gjithëve mjerimin dhe mbi të gjitha po e shkatërron shtetin, që neve shqiptarët e kemi shumë nevojë për ta forcuar. Vetëm 25 Prilli do t’i shpëtojë të githë nga babëzia dhe hajdutëria rilindase. MIGJENI: POEMA E MJERIMIT Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tan jetën e vet derisa të vdesin.