Hackerat iranianë sot publikuan sekrete nga Sherbimi Informativ në emer të Drejtësisë për Atdheun” tonë

0

Grupi i hakerave iranianë që kanë sulmuar sistemet qeveritare dhe ato të Policisë së Shtetit,  ka publikuar këtë të hënë disa dokumente të lëshuara nga Shërbimi Informativ i Shtetit, kryesisht dokumente që tregojnë për persona të punësuar në Ministri dhe të padënuar.

Mirëpo, nuk dihet se cila ministri i ka kërkuar këto të dhëna, pasi janë mbi 200 emra shtetasish shqiptarë, bashkë me të dhënat personale. Nuk dihet dhe arsyeja se përse ato janë kërkuar, pasi në fund të çdo dokumenti shkruhet: Ky dokument lëshohet për nevoja të brendshme të institucionit tonë.

Dokumenti i censuruar nga Newsbomb, publikuar nga hakerat iraniane

Në foto, është një ndër qindra certifikatat elektronike të nxjerra nga SHISH dhe të kërkuara nga “Ministria”, me të dhënat personale të mbi 200 shtetasve shqiptarë.

Ajo që bie në sy në këtë njoftim të sotëm të hakerave iranianë në Telegram, është se ata distancohen nga një grup i kamufluar me emrin e tyre. Nga ky grup është sulmuar ditë më parë ambasadorja Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama, me foto e tyre “në shënjestër”.

Foto e publikuar nga hakerat, grupi i pare eshte i tyre, i dyti eshte i kamufluar dhe i rreme

Siç shihet dhe në foton e mësipërme të cilën hakerat janë kujdesur ta shpërndajnë vetë, duke qenë se një grup i pretenduar nën emrin e tyre po shpërndante mesazhe dhe sulme dukshëm politike, ata sqarojnë se është “fake”, pra i rremë dhe nuk përdoret prej tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu