Habit Spartak Ngjela/ “Reforma Zgjedhore, fundi i zi i Ramës, Bashës dhe Berishës”

0

Nga studio e “Top talk”, avokati Spartak Ngjela duke folur për sistemin zgjedhor është shprehur se një sistem mazhoritar ose me lista të hapura do të jetë fundi i jetës politike të figurave kryesore si kryeministri Rama, kreu i opozitës Basha, apo ish-kryeministri Berisha.

Ndër të tjera avokati paralajmëron se asnjë nga këta krerë të politikës nuk do të jetë më në krye të pushtetit.

“Ndërkombëtarët duan ndryshimin e sistemit ose në maxhoritar i pastër, ose me lista të hapura.

Në këtë mënyrë nuk votohet as Edi Rama as Lulzim Basha. Pra me lista të hapura, as Rama as Basha as Berisha nuk dalin dot më deputet. Pra këtyre personave iu rrezikohet posti.

Kjo reformë mbyllet në 2021. Dhe me të largohen edhe këta. Pra, deri në 2021 asnjë nga krerët e këtyre partive politike nuk do të jetë më në krye të pushtetit. Do të largohen sapo kjo reformë të jetë funksionale.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu