Aktori turk Arif Diren më 13 maj festoi ditëlindjen dhe kjo ditëlindjen e gjeti të vetëkarantinuar në shtëpi për shkak të situatës me koronavirusin. Arif Diren i cili është shumë i njohur në Shqipëri me rolin e “Gynejit”, në serialin “Lule të vetmuara”, surprizua nga mikesha dhe kolegia e tij Gokçe Akyildiz.
Kjo e fundit luan rolin e “Songylit” dhe në një video live në Instagram ftoi edhe Arif Direnin. Ajo i uroi ditëlindjen aktorit dhe shprehu një dëshirë. Gokçe Akyildiz u shpreh se do dëshironte të aktronte përsëri me Arif Diren.
Dy aktorët patën shumë sukses me rolin e tyre çift në serialin “Lule të vetmuara” i cili po transmetohet në Shqipëri e në shumë vende të botës. Pas serialit ata mbetën shumë miq dhe këtë e vërtetoi edhe urimi i Gokçes për Arifin./revistawho.com