“Gylsereni” po martohet, ky është burri i saj i ardhshëm

0

Dasma do mbahet në Stamboll.

Nurgul Yesilcay është një nga aktoret e njohura turke, e cila është pjesë e mediave rozë, si për jetën private ashtu edhe për atë profesionale.

Tash e një kohë të gjatë për të është shkruar shumë se është në lidhje me producentin filmik turk, Necat Kocabay. Sa i përket kësaj, dyshja kanë qenë mjaft të rezervuar. Ata lidhjen e tyre arritën që ta mbajnë sa më larg syrit mediatik.

Por, sipas mediave turke, çifti tashmë kanë vendosur që të kurorëzojnë lidhjen e tyre me një martesë. Raportohet se tashmë Necati i ka propozuar bukuroshes dhe kjo e fundit e ka dhënë përgjigjen “Po”.

Dyshja e kinematokrafisë turke, ka nisur përgatitjet për dasmë që pritet të mbahet në Stamboll, në prani të miqve dhe familjarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu