I strukturuar në vite, ky grupim përdori dhe spekulloi me emrin demokraci.
Praktikisht është grupimi më kriminal i vëndit, i cili ka ndryshuar shume forma gjeometrike për të mos u njohur, por në fund mbeti në formën e trekëndëshit Meta-Berisha -Rama, për të ruajtur e mbrojtur “sukseset” e tyre në vjedhje.
Shqiptarët, për fatkeqësinë e tyre e kanë zgjedhur në vite këtë grup hajdutësh e kriminelësh, që tani, po e pagëzojmë me emrin : drejtues të korrupsionit.
Ky grup, për fatkeqësinë e vëndit, mbeti zgjatim i grupit 50 vjeçarë komunist të diktatorit Enver Hoxha, pas vitit 1991 e deri më sot, kanë krijuar grupin drejtues të korrupsionit 30 – vjeçarë të Shqipërisë.
I përbërë nga Nano, Bufi , Berisha, Meta, Majko e Rama , ky grup famëkeq kryeministras, të gjithë veç e veç dhe në kor sëbashku, e kanë instaluar korrupsionin kudo në ekonominë shqiptare dhe në drejtësi, duke e kthyer në normalitet.
Emertimi: drejtues të korrupsionit , është emëruesi i përbashkët i tyre, përvec Meksit, që ishte një kryeministër formal dhe që është kontrolluar nga Sali Berisha në çdo qelizë, në cilësinë e Presidentit në një periudhë kohore të Republikës Presidenciale jo ligjore për nga kompetencat që kishte.
Asnjë ndryshim nuk paraqiti korrupsioni 30 – vjeçarë i qeverive socialiste e demokratike, asnjë dallim mes tyre. Ai u shfaq unik , si një fenomen i pandryshueshëm që vetëm e ka shkatërruar shoqërinë shqiptare duke krijuar një dëm të pallogaritshëm, dhe duke e lënë pas.
Dëmi që i kanë krijuar në vite këto hajdutë të zgjedhur me vota nga populli, për t’u eliminuar, kërkon ndërhyrje të fuqishme vetëm penalisht nga drejtësia për të gjithë të korruptuarit, për t’a çrrënjosur e duke shkatërruar krimin, dhe kryesisht krimin e organizuar e të instaluar të tyre.
Korrupsioni i nisur fillimisht nga Nano me administratën e tij që u dënua me burg, u pasua nga Meta duke ndarë përqindjen “legale” nga buxheti i shtetit e duke instaluar korrupsionin si institucion, si detyrim për të dhe administratën.
E thelloi Sali Berisha, sidomos në mandatin e tij të dytë si kryeminister duke instaluar thellësisht korrupsionin familjarë, e për këtë shkak u shpall non grata nga DASH-i dhe për minim të sistemit të drejtësisë.
I fundit Edi Rama i cili e ktheu korrupsionin në një “normalitet” të organizatës së tij të strukturuar kriminale të qeverisë së tij lokale e qëndrore, duke e shkatërruar në themel shtetin shqiptarë.
Pyetje që shtrohen:
A do të arrestohen e të dënohen këto kryeministra dhe ministrat e korruptuar me to?!
A do të arrije t’i mposhtë më në fund drejtësia këto kërma në këtë vënd?!
A po arrinë t’a kuptoje më në fund ky popull dhe klasa e saj politike se ne, i duhemi BE-së dhe Amerikës pa korrupsion për t’u zhvilluar si vëndet e tyre?!
Akoma do të mbështesim bandat që bëjnë sikur shahën e kacafytën por në parlament bashkojnë votat, si në rastin e inçerneratorëve apo hetimin për investimet strategjike?!
Shpresojmë, me ndihmën amerikane në drejtësi, të marrë fund ky teatër në kurriz të shqiptarëve dhe të shuhet grupimi i drejtuesve të korrupsionit.