Grupet e drogës caktojnë Aida Demin kandidate për kryetare të Bashkisë Sarandë, ka dy hotele pa laje që frekuentohen nga Dallëndyshja e Ramës

0

Saranda është nën pushtetin e plotë të karteleve të drogës dhe mafies së ndërtimit. Në fakt karteli i drogës është edhe mafia e ndërtimit, duke e kthyer Sarandën në qytetin me ndërtimet më kaotike dhe të shëmtuara në kontinent.

Grupet e drogës komandojnë Bashkinë e Sarandës dhe vendimmarrjet e saj. Policia e Shtetit dhe shërbimet informative kanë dijeni të plotë dhe të detajuar mbi veprimtarinë e kartelit të hashashit dhe kokainës në Sarandë, kapjen nga e tij të zyrtarëve lokalë, por drejtësia e re ende nuk po vepron.

Një vit më parë, grupi kryesor i hashashit në Sarandë, me shtrirje deri në Gjirokastër, Tepelenë dhe Vlorë, emëroi Aida Demin drejtoreshë të Agjencisë Kombëtare të Kadastrës në Sarandë, për të hipotekuar ndërtimet dhe pallatet e ndërtuara me para të pista.

Vetë drejtoresha e Hipotekës ka ndërtuar dy hotele në Sarandë, që mbajnë si emër mbiemrin e saj. Hotelet janë ndërtuar pa leje dhe me para të pista. Hotelet frekuentohen nga vetë Dallëndyshja e Ramës, e cila ka për detyrë t’i shembë.

Ditët e fundit mësohet se grupi i hashashit dhe kokainës ka caktuar Aida Demin si kandidate për Bashkinë e Sarandës, duke urdhëruar kryetarin aktual Adrian Gurma që të mos pranojë për të kandiduar për një mandat tjetër, edhe nëse PS-ja në qendër ia kërkon një gjë të tillë.

Meqenëse opozita është e përçarë dhe e degraduar, Aida Demi, nëse do të pranohet nga Rama, do të jetë kryetarja e ardhshme e Bashkisë Sarandë, bashki e cila do të jetë plotësisht nën komandën e krimit të organizuar deri në vitin 2027.

Në vijim lidhjet konkrete, emrat dhe interesat e fuqishme në Sarandë./VIJON…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu