Gridës nuk i pëlqen Suma, e bëri mbiemrin Duma

0

Deputetja e partisë Demokratike, Grida Duma, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Dritare me Rudinën”, ku preku edhe temën e prejardhjes dhe mbiemrit të saj.

Sipas “Anabel”, Grida sqaroi se familja e saj më parë përdorte mbiemrin Suma, por për shkak të kkonotacionit negativ të kësaj fjale, ata e kishin ndryshuar në Duma, mbiemër të cilin e mbajnë edhe sot.

“Kam lexuar që tallen me faktin që mbiemri im ka qenë Suma dhe është bërë Duma. Dua të marr disa minuta të flas sesi të keqpërdorin. Familja ime ka pasur mbiemrin Suma, një familje e madhe, dhe e kanë ndërruar mbiemrin kur zbritën në Durrës. Bëhet fjalë për 3-4 shekuj përpara, kur kishte gjakmarrje, pra për t’u ruajtur. Sa herë merren me mua si person, jam përpjekur të mos bëhem si viktimë se jam grua. Nuk kam kërkuar mëshirë.”- ka rrëfyer deputetja në studio.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu