Shembulli personal vjen nga ne
Për nënkryetaren e Partisë Demokratike, Grida Duma e ka cilësuar vetingun në politikë si një “kalë beteje” e përhershme e kësaj force politike.
E ftuar në emisionin “Open”, ajo shprehet se hetimi për politikanët duhet të nisë nga koka, ata të cilët konsiderohen si peshqit e mëdhenj.
Deputetja demokrate shprehet se PD është e gatshme të marrë dhe të shqyrtojë dhe raportin e Komisionit të Venecias lidhur me një nismë të ngjashme të ndërmarrë nga demokratët në vitin 2018.
“Rritja e besimit tek politika nuk është një kalë beteje i përkohshëm. Në të gjitha dimensionet e jetës shqiptare, një është problem i moszhvillimit, korrupsioni. Nëse ka një mënyrë më të mirë, më të qartë dhe transparente se sa të thuash ta nisim pastrimin e kokës dhe majës, peshqit e mëdhenj nga politika, sot reforma në drejtësi kërkon shtysë dhe besim. Kërkon shembull personal. Shembulli personal vjen nga ne dhe duhet të vijë nga PD. Nuk është një çështje e përkohshme. Komisioni i Venecias, e kemi diskutuar elementet që kanë hedhur poshtë. Përsa i përket teknikaliteteve se si do të bëhet vetting në politikë, mund ta marrim atë raport dhe të diskutojmë për këtë çështje. Por diçka e kemi të qartë që vetingu duhet të ndodhë. Ajo që diskutoni se nga kush dhe pse, raporti i Venecias nuk e ul atë që ne e kemi axhendë politike pë rata që përfaqësojnë popullin” – tha Duma.
Situata e krijuar brenda Partisë Demokratike ka qenë dhe temë e debatit mes nënkryetares së PD-së dhe analistit Andi Bushati në studio.
Ky i fundit u shpreh se PD është dobësuar dhe se ambasada amerikane është tallur me këtë forcë politike.
Duma: Së pari, prezumimi yt se sot PD është më e dobët, është i gabuar, se sot është më i fortë. Pse është më e fortë, por për një gjë, tabu. Ne nuk kemi marrëdhënie me SHBA-në marrëdhënie patronazhisti. Ne kemi 38 deputetë, 28, por jemi opozita, nuk ka rëndësi numri shumë apo më pak. Nuk ka rëndësi për Edi Ramën. Në historinë e politikës shqiptare janë blerë deputetë me të tjera ofiqe. Nëse PD, nuk do ishte pezullim. Nëse vetë Sali Berisha thotë që do ngre një process gjyqësor për sekretarin e shteti amerikan, ju çfarë po thoni, se ne nuk besojmë që Berisha nuk do kalojë deklarimin e pasurisë? Sot kemi ambasadën amerikane që thotë reformë territoriale dhe reformë zgjedhore.
Bushati: Ambasada amerikane është tallur me PD. Thotë reforma në drejtësi është sukses.
Duma: Ti e di shumë mire që…
Bushati: Poshtë servilët e ambasadave.
Duma: E para e punës ty nuk të takon që ambasadorin e SHBA, që sjell një deklaratë të sekretarit të SHBAsë, t’i cilësosh si “ambasadat”.
Bushati: PD me amerikën këto 8 vite ka qenë vetëm njëherë, për përjashtimin e Berishës. Herë tjetër e ka goditur.
Duma: Ne dimë se në çfarë gjendje emocionale ka qenë një person. Ai kundërreagon ndaj një gjëje që e konsideron personale.