Gratë – amazona dhe perandore

0

Shkruan Dr. Shefki Hysa
Diplomatic Mission

(Gratë janë ato që duan vetë, Burrat nuk kanë asnjë Pushtet mbi to)
Historia e Njerëzimit përgënjeshtron gjithë përpjekjet e Feminizmit, si fenomen i shpikur nga Elitat Sataniste, që mundohet të mbajë në këmbë me çdo lloj mjeti Mitin se Burrat kanë Pushtet Absolut, Diktatorial, Diskriminues, Denigrues e Poshtërues mbi Botën Femërore.

Kjo është gënjeshtra më e madhe e Satanizmit për të kundërvënë qëllimisht Burrin ndaj Gruas dhe anasjelltas, me synimin final për të shkatërruar Familjen, Strukturën, Institucionin, ose Tempullin Bazë Hyjnor të Shoqërisë Njerëzore, të bekuar nga Zoti.
Zoti fillimisht krijoi Adamin si Administrator Legjitim të Parajsës.
Adami, i mrekulluar nga Pasuria e Tërëllojshme dhe e Pafundme Hyjnore e Parajsës, shëtiti gjithandej dhe si u vel nga mrekullitë që pa dhe si iu shterën energjitë nga të rendurit, befas u ndie i lodhur dhe i vetmuar.
U shtri midis gjelbërimit dhe lulëzimit të paanë dhe të përjetshëm për të fjetur gjumë.
Teksa kotej përgjumësh iu drejtua Zotit:

O Zoti im, më ke dhënë tërë këtë Pafundësi Mirëqenie, jam shumë i kënaqur, por diçka më mungon…
Ndërkaq e zuri Gjumi.
Kur u zgjua pa të shtrirë aty pranë një kopje të vetes së tij.
Kërceu përpjetë nga gëzimi dhe iu drejtua përsëri Zotit, Krijuest:
– Falemnderit, O Zoti im, që nuk më le vetëm, që krijove një Adam tjetër, që të më shoqërojë!
Dhe Zoti iu përgjigj:
– Adam, o Budalla, nuk është Adam, krijova Evën, Modelin tënd Femëror, Bashkëshorten tënde!…
Njihu, Besoji, Respektoje, Duaje dhe Trashëgohuni. Dëgjoje dhe Bindju, sepse është Amaneti im për ty, roli i saj është vendimtar në Jetën tënde. Ju tani jeni një Familje, që do të bashkëqeverisni Parajsën.

Pra, Zoti e porositi Adamin të përulej me respekt, si Fisnik, para Evës, të kujdesej për të si për një Amanet, gjë që do të thotë se tërë Pushteti Hyjnor, e Drejta e zgjedhjeve dhe e Fjalës përfundimtare, i kaloi Bashkëshortes Bashkëqeverisëse, Evës.
Kjo nënkupton se Peandorja e vërtetë e Parajsës, Perandorisë së Zotit, ishte Eva.
Po të lexosh tërë librat e Shenjtë, Mbrojtjen reale ia japin Gruas.
Po Mbrojtja vetë, me Dekret Hyjnor, a nuk është Parësi, Paprekshmëri, Privilegj, Pushtet?!…
Edhe Bufi, po të pyetet, do të thotë, po!…
Nëse do tu referohemi traditave të mëvonshme të popujve të mëdhenj, do të shohim se Gruaja është Faktor themelor.
Traditat kineze thonë: Një Çati dhe një Grua, barazi një Shtëpi.
Pra, Gruaja zgjedh cilin burrë dëshiron të marrë brenda Çatisë, brenda Strehës së saj, prej gjithë atyre, që i vijnë rrotull.
Dhe Zoti i ka dhënë edhe Intuitën Femërore Hyjnore, që të zgjedhë pikërisht Babanë e ardhshëm të fëmijëve të saj, ose atë që i do zemra, ose i thotë mendja…

Nuk ka faj Bota Mashkullore, nëse Gruaja nxitohet dhe bën zgjedhjen e gabuar.
Historia ka treguar se gratë kanë drejtuar Perandori dhe kanë qenë Perandore të Sukseshme.
Gratë kanë drejtuar Mbretëri dhe kanë qenë Mbretëresha të sukseshme, dhe burrat, qoftë në rastin e Perandorive, ose të Mbretërive, që kanë drejtuar gratë, kanë pasur thjesht rol dytësor, vartës të Pushtetit të Perandoreve dhe Mbretëreshave.
Para se të shfaqej Herkuli dhe heronjtë e parë të Botës Antike, kanë ekzistuar heroinat biblike të frymëzuara nga Zoti.
Dhe kanë qenë të shumta, si Sara, gruaja e Ambrahamit; heroina të tjera, si Puah dhe Shiphrah, mamitë hebraike, që kundërshtuan Faraonin;
Jochebed, nëna e Moisiut; Deborah, Jael, Ruth, Abigail, Hulda, Ester, Maria, etj., etj., gra heroina të periudhave të vështira të Antikitetit.
Ndërkohë ka ekzistuar Fisi i Grave Amazona, Luftëtare dhe Heroinat e Njerëzimit. Pra, një Fis i madh grash heroina, gra luftëtare, që kanë mbrojtur vlerat e Njerëzimit, të frymëzuara nga Zoti dhe hyjniteti i tyre,
Krahas Herkulit dhe heronjve të tjerë të Lashtësisë, kanë luftuar edhe gra luftëtare heroina si Atalanta, etj.
Po të shohës kronologjinë e zhvillimeve historike nuk fflitet kund për diskriminim të grave prej burrave.
Gratë, si dikur edhe sot, kanë të drejtën e zgjedhjes, të vetëvendosjes, etj.
Janë poa aq të pushteshme si dikur.
Zgjidhen edhe Mbretëresha Moderne, Presidente shtetesh, Kryeministre, Drejtuese të larta, Lidere të Shoqërisë Civile, etj.
Dhe realisht janë më të pushteshme dhe më profesioniste se burrat.
Legjislacioni Modern, ashtu si dhe Legjislacioni Hyjnor privilegjon gratë.
Atëherë më thoni ku është diskriminimi?!…
Gënjeshtër e Feminizmit.

Janë gratë ato që kanë pushtetin e zgjedhjes për të ndjekur karrierën e tyre, ose për tu bërë Nëna, Zonja të familjeve.
Askush nuk i detyron dot.
Bëjnë zgjedhje intuitive, du ke ekuilibrura Vullnetin Hyjnor me Vullnetin e Lirë, që karakterizon çdo Krijesë Njerëzore.
Tjetër problem nëse disa gra gabojnë në zgjedhje.
Është gabim personal, individual, që përcakton suksesin, ose dështimin e Individit Femër.
Dhe për gabimet personale, për keqzgjedhjet e disa grave, nuk mund të fajësohet Shoqëria Njerëzore, as Bota Mashkullore.
Fjala vjen, Dikush lajthit dhe i kthen shpinën Profesionit, Profesionalizmit dhe Punës, që heq kurorën e Mençurisë dhe del në terren e gjuan fermerë gangsterë, hajdutë e mafiozë, me mendimin për të gjetur burrin e pasur të ëndrrave, më thoni çfarë faj ka Bota Mashkullore?!…
Në këtë rast a nuk duhen fajësuar vetë këto gra për orekset e tyre të tepruara?!… A nuk do të thotë se një grua e tillë, që sakrifikon karrierën për pasurinë, qoftë e ligjshme ose e paligjshme, është kthyer në origjinë, nuk ka qenë kurrë pjesë e Shoqërisë Civile, pjesë e Qytetërimit të Vendit të saj?!…

Një grua e tillë lakmitare ishte thjesht aksidentalisht midis jush, në Botën e Misionarëve dhe Luftëtarëve të Paqes.
Hapini udhë të ikë, kësaj gruaje, nuk është pjesë e Botës së Humanitetit, Përkushtimit, Përpjekjeve e Sakrificave për të synuar suksesin në Udhën Hyjnore të Zotit.
Një kombinim i mrekullueshëm i Vullnetit Hyjnor me Vullnetin e lirë e bën një Grua super të Pushteshme mbi cilin do Burrë. Kombinimi ideal i Hyjniteti dhe Lirisë për të zgjedhur e bën një femër Perandore të Perandorisë Grua.
Dhe në këtë Perandori nuk hyn dot leshtë, anjë Burrë. Harrojeni!…
Një Grua e tillë mbrohet nga Zoti dhe Ligjet Njerëzore.
Epo, nëse një grua lajthit dhe, në emër të Vullnetit të Lirë, i kthen shpinën karrierës, fillon e rend pas lloj-lloj burrave të dyshimtë, pas drogës, ose prostitucionit, çfarë faj ka Zoti, ose Shoqëria Njerëzore.
Pse u dashka penalizuar Bota Mashshkullore, burrat, për keqzgjedhjen e grave (përjashtohen rastet e abuzimeve nga disa individë meshkuj të Botës së Krimit mbi gratë, këto raste u përkasin organeve Ligjzbatuese, nuk janë fenomen i zhvillimeve normale të Shoqërisërisë Njerëzore)?!…
Si përfundim, Burri, qoftë edhe Perandor, është thjesht Shërbëtor i Perandorisë – Grua, Porosia e Zotit dhe Përcaktim i Patejkalueshëm i Traditës dhe i Legjislacionit të Shoqërive Njerzore të Qytetërura!…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu