Gokhan në rrezik për jetën, a do mund të shpëtojë ai, sot në “Lule të vetmuara”

0

Feride dhe Toprak mësojnë për aksidentin e Gokhanit. Nazan i thotë Defnes të telefonojë Gokhanin për të mësuar gjendjen e tij. Defne dhe Nazan mësojnë se Gokhan është në spital. Emine mbahet me shpresa se Gokhan do të shërohet. Kemal i tregon Mesudes mesazhin e Ejlylit.

Ejlyl e mohon ta ketë dërguar mesazhin. Kemal nuk i beson Ejlylit dhe tenton ta godasë. Mesude ndalon Kemalin dhe mbron për herë të parë Ejlylin. Defne dhe Nazan shkojnë në spital për të vizituar Gokhanin.

Nazan sillet sikur nuk di asgjë dhe ofron ndihmën e saj. Xhemre kujton çastet e bukura që ka kaluar me Gokhanin dhe lutet që ai të hapë sytë. Songyl i tregon Serkanit të vërtetën e mesazhit. Gynej i kërkon falje Songylit. Kader ëndërron sikur nëna e saj rikthehet por zhgënjehet nga realiteti i trishtë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu