Efektivja është pezulluar deri në përfundim të hetimit disiplinor me argumentin e shkeljes së etikës dhe përdorimit të rrjeteve sociale.
Por cfarë tha policja?
Anisa Kostani, policja e Elbasanit që u bë e njohur për shkak se mbante si kafshë shtëpiake një gjarpër sulmoi gazetarët lidhur me ngjarjen e dy netëve më parë ku u vra Madrit Ulqinaku.
Policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes, 18 vjeçarin Horgito Peqinin, ndërsa për policen ky detaj nuk duhet marrë parasysh.
Policja e famshme shkoi deri aty madje sa cenoi edhe nderin e gazetareve vajza që raportojnë për kronikën duke hedhur dyshime mbi mënyrën se si e kanë marrë diplomën.