Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë për mediat foli edhe për marrëveshjen për emigrantët dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka pezulluar përkohësisht atë.
“Është e drejta e Gjykatës Kushtetuese është e sanksionuar në Kushtetutë. Detyra automatike e Gjykatës kushtetuese për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare përpara ratifikimit të saj.
Nuk kam asgjë për të komentuar, se nuk shoh asgjë që të lidhet me detyrat e mia.
Fakti që Shqipëria ka një Gjykatë Kushteutese që merr vendime që mund të mos i shkojnë përshtat planit që ka qeveria është shumë mirë për Shqipërinë”, tha Rama.