Gjykata Kushtetuese në shërbim të “qetësisë” së pushtetit, vendimi mes parimit dhe ish-Bllokut

0

Shkruan Av. Arben Llangozi

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke prodhuar një situatë juridike që, sipas standardeve ligjore, përbën një paradoks procedural të denjë për studim akademik.
Masa e pezullimit nga detyra, e konceptuar nga ligji si masë urgjente dhe parandaluese për të shmangur ndikimin institucional gjatë hetimit, u trajtua me një ritëm që i ngjan më shumë shqyrtimit të një padie pronësie sesa një mase sigurimi.
Gjykata Kushtetuese ka zvarritur për muaj të tërë në kundërshtim me parimin e domosdoshmërisë dhe efektivitetit të drejtësisë, ndërkohë që ligji parashikon se masa të tilla duhet të shqyrtohen nga gjykatat e zakonshme brenda afateve të shkurtra, praktikisht brenda pesë ditësh.
Ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm një pengesë procedurale, por edhe një luks kohor që zakonisht nuk u ofrohet qytetarëve të zakonshëm, duke krijuar perceptimin se urgjenca juridike vlen për disa, ndërsa për pushtetin ekzekutiv mund të presë me qetësi.
Nga informacionet që disponoj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është marrë konform standardeve ligjore të paanshmërisë dhe integritetit institucional, por nën ndikime politike që cenojnë rëndë besimin publik te drejtësia.
Nga informacionet një prej anëtarëve të kësaj gjykate e ka firmosur vendimin jo në ambientet zyrtare të gjykatës Kushtetuese dhe sipas procedurave të rregullta, por në zyrën e një oligarku-politikan në zonën e ish-Bllokut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu