31.5 C
Tirana
E martë, 5 Gusht 2025
Ballina Anti-Mafia Gjuha vulgare e ish presidentit

Gjuha vulgare e ish presidentit

0
Shkruan Zef Ndreka
Të gjithë i ndoqëm konferencat për shtyp dje, të Berishës nga njëra anë dhe të Metës nga ana tjetër, këtij binomi në garë me njëri-tjetrin, të pa ndashëm nga njëri-tjetri, të binomit të korrupsionit e më gjërë , dhe të fatit të përbashkët të tyre në politikë.
Të dy dje, kërcënuan në mënyrat e tyre, në unison, si një organizatë e vetme.
Berisha per ligjin e dekriminalizimit deklaroi: Ky është ligji anti-Meta. T’a miratojë ligjin po ja mbajti, vrulli dhe hovi vetëm do të rritën.
Pra, flitet për destabilitet të vëndit!
Ndërsa Meta ne konferencën e tij vijoi: Do ia fus aty ku i shijon më shumë!
Por ligji i dekriminalizimit ka hyrë në agjendë të Parlamentit dhe pritet të miratohet në muajin shtator.
Si Berishën, si Metën do t’i godasi ky ligj dhe do të largohen si spiunë dhe non grata.
Tashmë janë të damkosur. Helli amerikan është vënë në lëvizje, nuk ndalon dot!
Ilir Meta betohet e përbetohet se nuk ka qënë spiun i sigurimit. Atëherë, përse shqetësohet për ligjin e dekriminalizimit, kur
ligji do të godasë vetëm spiunët?!
Për më tepër – thotë Ilir Meta, me këtë ligj, Rama përshpejton ikën e tij . Shumë bukur, atëherë , përse e kërcënojnë, kot ?! Përse e paralajmërojnë kot?!
Lëreni t’a bëjë ligjit dhe të largohet, se ndryshe ju mbeti në derë Kryeministër!
Apo iu prishet trëkëndëshi i Bermudës?! Dhe s’keni me kë të merreni pastaj , s’keni kë të kërcënoni me fjalorin tuaj vulgar?!
Ky ndërrimi i taktikave , herë me thyerje në mes, e herë me të futme e më të shijume, tregon degradimin e Ilir Metës që e kishim 5 vite kryetar të shtetit shqiptar.
Çfarë turpi, për të gjithë ne!
Sidoqoftë, Meta dhe Berisha, kanë mizën nën kësulë. Dy kriminelë me maska politikani, më në fund dalin me fytyrën e tyre të vërtetë. Ky binom, nuk shpëton dot duke kërcënuar si terroristë.
Kërcënimet dhe gjuha vulgare e Berisha-Metës, nuk është lajthitje e rastesishme.
Është i qartë niveli ordiner intelektual i ish presidentit Meta, që sot më shumë se asnjëherë shfaqët i degraduar e i frikësuar bashkë me Berishën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu