Shkruan Albert Zadrima
Ka disa kapituj në historinë e kombit tonë që nuk i fshin dot as propaganda, as harresa, as keqdashja.
Njëri prej tyre është lufta për gjuhën shqipe dhe faktet janë të pamëshirshme.
Fjalinë e parë shqipe e shkroi një prift.
1462, Pal Engjëlli, Arqipeshkvi i Durrësit, shkroi “Formula e Pagëzimit”.
Librin e parë shqip e shkroi një prift.
1555, Gjon Buzuku, “Meshari”, gurthemeli i gjuhës sonë.
Librin e parë në prozë origjinale, prapë një prift.
1685, Pjetër Bogdani, “Çeta e Profetëve”, një kryevepër europiane në shqip.
Fjalorin e parë etimologjik, një prift.
1621, Frang Bardhi, “Dictionarium Latino-Epiroticum”, me më shumë se 2500 fjalë shqipe.
Fjalori i parë i plotë shqip–latinisht, një prift.
1643, Pjetër Budi, dhe më pas 1685, Bogdani e pasuroi.
Shkollat e para shqipe, hapur nga urdhërat katolikë.
Kolegjet e Jezuitëve dhe Françeskanëve në Shkodër, Lezhë, Tivar e më gjerë.
Romani i parë në gjuhën shqipe, një prift.
1888, Ndoc Nikaj, “Shkodra e rrethueme”.
🇦🇱 Kongresi i Alfabetit, kryetar një prift.
Dom Nikollë Kaçorri, nënkryetar i qeverisë së Ismail Qemalit, një nga themelet e shtetit shqiptar.
Po hoxhallarët, sa dhanë për shqipen?
E vërteta është më e ndërlikuar dhe duhet thënë me drejtësi.
Kishte hoxhallarë që e mbështetën shqipen.
Emra të ndritur, të pakët por të rëndësishëm:
• Hoxhë Tahsini, rektor i parë i Universitetit të Stambollit, mbështetës i arsimit shqip.
• Hoxhë Voka, përkrahës i alfabetit të Stambollit dhe i shkollës shqipe.
• Hafiz Ibrahim Dalliu, mbrojti publikisht gjuhën shqipe.
• Rexhep Voka, hapi shkolla shqipe në Dibër.
Këta janë burra që lanë gjurmë, dhe meritojnë respekt.🇦🇱
Por një pjesë tjetër e madhe e klerit mysliman e kundërshtoi gjuhën shqipe.
➖Shkak?
Presioni i Perandorisë Osmane, që donte:
• gjuhë turke në administratë
• gjuhë arabe në fe
• gjuhë osmane në shkolla
Dhe shumë hoxhallarë e shihnin shqipen si “më pak të vlefshme se turqishtja”.
Arkivat osmanësh dhe dokumentet e konsujve evropianë janë plot me raste kundërshtimi të hapur ndaj alfabetit latin.
Madje ka raste kur klerikë myslimanë i quanin shkollat shqipe “fitne e perëndimit” dhe kërkonin mbylljen e tyre.
Kjo është e vërteta historike:
Gjuha shqipe lindi, u rrit dhe u ruajt nga duart e priftërinjve katolikë.
Ata i dhanë shkronjën, librin, alfabetin, shkollën, kulturën.
Ata u përballën me perandori të huaja, me censurë, me dënime dhe me varfëri, por nuk e lanë kurrë shqipen të shuhet.
Ndërsa një pjesë e klerit mysliman ishte e lidhur me interesat e Stambollit dhe e shihte shqipen si “rrezik”, jo si pasuri.
Por duhet thënë me drejtësi e histori: kishte edhe hoxhallarë që e ngritën zërin për shqipen, dhe historia i ka shënuar me dinjitet.
Gjuha shqipe u shkrua në altare, jo në saraje.
U ruajt me penën e priftërinjve, jo me firmat e sulltanëve.
U kultivua në misionet katolike, jo në medresetë osmane.
Dhe sot, kur disa guxojnë të shtrembërojnë historinë, mjafton të hapësh librat:
emrat flasin vetë, datat flasin vetë, vepra flet më fort se propaganda.
Se dihet që nga shekulli XV:
Shqipja lindi në Veriun e besës, u rrit në Shkodër, Lezhë e Mirditë, u mbrojt me fanatizëm nga françeskanët dhe jezuitët, ndërsa të tjerët, disa e ndihmuan, disa u munduan ta zëvendësojnë me turko–arabishten.
Kjo është e vërteta. Të tjerat janë tym e mjegull.








