ligarku i peshkimit në Shqipëri Gjergj Luca ka dalë në mbrojtje të Ballkanit të Hapur duke sulmuar Kosovën dhe patritotët të cilët e quajnë këtë një nismë serbomadhe, në të cilën Shqipëria dhe Kosova nuk përfitojnë asgjë.
I ftuar në Politiko, me analfabetizmin e tij argumentativ, Luca doli në origjinë pasi tha se me Ballkanin e Hapur do të rritet tregu për ekonominë e vendit pasi ai do të shesë peshk në Serbi dhe se ky projekt do të korrigjojë plagët e luftës në Kosovë.
Luca: Kam besim se Ballkani i Hapur do të forcojë shumë individët kapitalistë në Shqipëri. Mendoj se Ballkani i Hapur do të korigjojë plagët e luftës në ish-jugosllavinë e vëllezërve tanë, Ballkani i Hapur do të thotë ekonomi, mirëqënie do të thotë shkollim dhe hapësira pa kufij. Ballkani i Hapur, fundi është paqimi i shpirtrave dhe është paqimi për fëmijët tanë dhe është imponimi për Europën se do bëhemi treg më i fortë, është dinjitet, personalitet dhe imponim ndaj të gjithë legenëve që na shohin me skepticizëm.