“Gjatoja refuzon Trump”?! Ka filluar të bëhet komplemetar me SH.B.A.-B.E?!

0
Shkruan Qamil Gjyrezi
Kryeminstri në ikje, Edi Rama duket se ka “refuzuar”një nga kërkesat e presidentit amerikan Donald Trump, atë të zhvendosjes së ambasadës shqiptare në Jerusalem. Presidenti i dërgoi një letër, ku kërkon ndërprerjen e marrëveshjeve me Kinën, si dhe bashkimin me Kosovën dhe Serbinë për ambasadën në Izrael.
Por Rama dje duke folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, ku tha se për politikën e jashtme Shqipëria është në një linjë me BE. Letrës së Zotit Trump, Edi Rama, kryeministri në ikje përgjigjet me stilin e diplomacinë post-moderne: “SH. B.A. mbetet pikë referimi për ne, por për ceshtje e ambasadës në Izrael jemi në një linjë me BE”. Realisht përgjigja duket e saktë, si një kryeminstër që mbështet SH.B.A., dhe Shqipëria kërkon të integrohet në BE.
Qeveria e dështuar e Rilindjes përpiqet që të shfrytëzojë zgjedhjet në SH.B.A. dhe kërkon celjen e negociatave me BE. Por BE i ka vënë Ramës vijën e kuqe. Zonja Merkel as që e përfilli, duke mos e pritur dhe Bundestagu ka vënë 15 kushte të forta shumë strikte. Te gjitheve besoj i kujtohet presioni qe i bente Rama BE dhe SH.B.A me vizitat klandestine ne Kine, me kryeminstrin kinez!? Politika komplememtare në marëdhëniet në mes SH.B.A.-B.E. është pozitive, por për një kryeminsitër në ikje, që i ka mbyllur dyert e Shqipërisë në SH.B.A. dhe B.E. nuk ka asnjë kuptim. Që në fillim të mandatit në 2013, Edi Rama ka qenë shumë i paqartë dhe i pavendosur në marëdhëniet diplomatike me Zotin Trump duke e akuzuar pa takt si “një e keqe” për Amerikën dhe me besimin që e shpërdoroi të Zonjës Merkel, duke e gënjyer dhe duke lobuar për ndarjen e Kosovës. Kjo politikë e paqartë e Edi Rames, ka ndikuar ka ndikuar negativisht, për celjen e negociatave në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve. BE nuk pranon një qeveri të korruptuar të Rilindjes, që mbështet oligarkinë në mes të Europës dhe ndërton shtetin autoritar pa demokraci dhe ligje të mbështetura në Kushtetutën e vendit! Vetëm një qeveri me kryeministër Zotin Lulzim Basha, ka mundësi të bëjë një politikë të qartë komplementare në mes SH.B.A.-B.E, për integrimin dhe zhvillimin me standarte perëndimore të demokracisë në Shqipëri dhe do të projektojë një politikë të jashtme në favor të interesave të vendit dhe ceshtjes shqiptare!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu