Organizata ndërkombëtare që mbron të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka komentuar protestën e opozitës dhe të qytetarëve shqiptarë, sot para Kryeministrisë. AI ka dënuar veprimin e Gardës së Republikës, e cila iu është vërsulur me gaz lotsjellës dhe pompa uji protestuesve, duke lënduar disa prej tyre.
“Gazi lotsjellës konsiderohet një armë, e cila ka të njëjtin efeket si te protestuesit e dhunshëm, ashtu edhe tek ata që janë paqësorë apo thjesht kalimtarë, pa asnjë dallim. Për këtë arsye, kjo mënyrë përdoret vetëm nëse autoritetet e rendit dhe sigurisë e kanë të pamundur menaxhimin e dhunës së ushtruar dhe duhet të përdoret vetëm mbi personat e dhunshëm.
Qëllimi i vetëm i përdorimit të kësaj lënde duhet të jetë shpërbërja e turmave, por vetëm në ato raste kur turma ka mundësi për t’u shpërbërë”, thuhet në reagimin e Amnesty International.