Gazetarja: Ahmetajn e ‘tradhtoi’ telefoni ‘Blackberry’, Shqipëria kërkoi ndihmë nga Izraeli

0

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha zbardhi detaje të reja lidhur me kërkesën për arrestimin e ish zv. kryeministrit, Arben Ahmetaj.

E ftuar në emisionin Top Story, ajo tha se Ahmetaj u ‘tradhtua’ nga telefoni i llojit ‘blackberry’ që përdorte për komunikimet e tij.

Pjesë nga biseda:

Duma: Si kanë hyrë tek banesa që i çoi tek blackberry?

Hoxha: Menjëherë pasi ndodhi denoncimi publik  investigimi i gazetarëve të Inside Story, pak orë më vonë me kërkesë të Altin Dumanit dhe Enkelejda Millonait, agjentët e BKH-së, që duhen FBI-ja shqiptare, aty është instaluar një bërthamë elektronike, se diskutimi është si është e mundur të zbërthehet një telefon blackberry.

Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Izraeli, një nga bërthamat më të investuar nga amerikanët dhe BE. Agjentët e BKH janë trajnuar, ajo që thotë populli shqiptar e kap me lepur e me qerre. Të pandehurit e të dyja dosjeve gjithmonë kanë thënë përse çështjet nuk bashkohen.

Duma: Po të mos ishte blackberry?

Hoxha: Do të kishte veprime të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu