Gazetari dhe moderator i njohur, Ylli Rakipi, pasi ka dalë nga seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës, ku po përballet me dy padi të ngritura nga kryeministri Edi Rama, për `fyerje dhe shpifje`, ka bërë edhe një paralajmërim për kryeministrin.
Rakipi deklaroi se gjyqi kundër tij është i paracaktuar dhe shtoi, se është rast unikal në vendin tonë që kryeministri shprehet në mënyrë të përsëritur se do ti fitojë të gjitha gjyqet dhe paralajmëroi, se njerëzit e tij do ti shpërndajnë medias një video të Ramës.
“Njerëzit e mi do t’iu shpërndajnë një video ku kryeministri shprehet i bimdut se do ti fitojë të gjitha gjyqet. Unë kam dy procese me kryeministrin, akuzohem se kam fyer kryeministrin Rama, ndërsa ai vetë i fyen gazetarët nga mëngjesi në darkë”, tha ai.
Rakipi vazhdoi me akuza të forta duke thënë se tashmë Rama e ka konfirmuar se ka e në dorë dhe sistemin gjyqësor, dhe iu ushtron presion gjyqtarëve me Vetingun, një pjesë e të cilëve nuk e kanë kaluar ende.
“Jam në gjyq me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, ka një të re të rëndësishme në këto procese gjyqësore, është një nga ngjarjet më unikale, pasi Edi Rama tha se do të fitojë të 60 gjyqe që ka ngritur. D.m.th foli si të ishte gjyqtar me siguri që do t’i fitonte të gjitha. Gjykatat shqiptare nuk janë të vetmet, shumë shqiptarë kanë kërkuar të drejtën e tyre në Gjykatat ndërkombëtare, unë i kërkoj atij që të vij këtu në gjyq dhe të përballet, dhe jo të sjellë avokatët që kanë vendosur në shumë raste dhe se kush do të jetë trupat gjykuese” akuzoi gazetari dhe moderator i njohur.