Gazetari: Rama ka pasur në varësi më shumë narkotrafikantë e vrasës se vetë Pablo Escobar

0

Arrestimi i Agim Kajmakut në Itali me 20 kilogramë kokainë, vetëm sa ka vazhduar të konfirmojë faktin që të gjithë e dinë.

Edi Rama ka mbledhur rreth vetes, plot trafikantë droge, njerëzish, kriminelë të llojeve të ndryshme, duke nisur nga vrasësit e duke përfunduar tek të dënuarit për korrupsion.

Dhjetëra drejtues lokalë dhe qendror të përzgjedhur nga Edi Rama janë larguar nga detyra pasi janë konfirmuar si të dënuar jashtë apo brenda Shqipërisë.

E nisur nga arrestimi i fundit, gazetari Klodian Tomorri shkruan se, Edi Rama ka pasur në varësi më shumë trafikantë drogash, vrasës dhe kriminelë edhe se vetë i famshmi Pablo Escobar, kur ishte në kulmin e fuqisë së tij.

‘Statistikisht Edi Rama ka patur në varësi më shumë narkotrafikantë, vrasës dhe kriminelë se sa Pablo Escobari në kulmin e fuqisë së tij’, – shkruan gazetari Klodian Tomorri në faqen e tij në Facebook.

Edhe pse njerëzit e përzgjedhur nga Rama janë arrestuar, dënuar apo larguar për dënime të ndryshme, ky i fundit nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi për ta, duke i cilësuar si individuale përgjegjësitë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu