Gazetari që u rrah barbarisht nga SHIKU i Berishës, në mbrotje të ish-kryeministrit: Goditja ndaj tij është një turp!

0

Bardhok Lala, gazetari që u dhunua barbarisht në vitin 1996 nga SHIK-u, i del në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha, pas incidentit që ndodhi këtë të martë në protestën e opozitës.

Përmes një postim në Facebook, Lala e cilëson goditjen ndaj ish-kryeministrit Berisha si një akt të turpshëm dhe çnjerëzor.  Më tej ai shkruan se “nuk dua kurrë të bëj rolin e avokatit, por unë e kam provuar se çdo të thotë DHUNË.”

“Turp….Turp…..TURP…… Veprimi dhe goditja mbi ish kryeministrin BERISHA sot eshte nje akt i turpshem dhe çnjerezor….. Nuk dua kurre te bej rolin e avokatit …..por une e kam provuar se çdo te thote DHUNE…. A qellohet prindi??? A qellohet MJEKU ???”, shkruan Lala.

Kujtojmë se më 28 maj 1996, gazetari i “Dita informacion” Bardhok Lala, u hodh në një furgon, ku u rrah barbarisht. Të zhveshur dhe “gjysmë të vdekur”, personat e paidentifikuar që e morën me makinë, e hodhën në Liqenin Artificial, duke e menduar të vdekur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu