Gazetari Artan Hoxha: SPAK mund të arrestojë ish-ministra, edhe Sali Berishën

0

Vetëm pak ditë më parë, Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me 15 prokurorët e SPAK.

Gjatë këtij takimi Kim deklaroi se është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Pikërisht, për këtë takim, gazetari investigativ Artan Hoxha ka thënë në “ABC ” se SPAK ka nën hetim dosje të bujshme. Ai ka theksuar se me krijimin dhe funksionimin e BKH, SPAK do të ketë akoma më shumë goditje.

Më tej, Hoxha ka theksuar se ka parë dosje në SPAK që synojnë të godasin politikanë të rangut të lartë.

“BKH sapo ka ardhur. Ka hetime dhe jam thirrur edhe unë për këtë gjë. Në pjesë që unë kam pasur dijeni kam ndihmuar. Dhe e di që ka hetime. Në hetimet që kam parë është hetim që synon të godasë shumë lart. Por mund të arrestojë politikanë të rëndësishëm, ish-kryeministra dhe ish-ministra. Por edhe Berisha nuk është i përjashtuar nga kjo punë. Por edhe këta që janë në detyrë nuk janë të përjashtuar. Ambasadorja po mbulohet që të mbrojë dhe të dëshmojë se prokurorët janë në rrugën e duhur. Ka hetime, dhe frika është që më mirë të mos arrestohet një politikan pa prova, sesa e arreston dhe pastaj del i pafajshëm. Ambasada ka momente që e mbështet, se japin mbështetje financiare dhe me projekte, por nuk shkon dot me listë dhe tu thotë arrestoni këto persona.” tha mes të tjerash Hoxha./Opinion.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu