Gazetari Artan Hoxha/ Ja vila e një të papuni, personazh publik krimi në Elbasan

0

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me operacionin e RENEA-s në Elbasan pak ditë më parë, në të njëjtën ditë kur edhe u sekuestrua vila e Gentian Sharrës në Katund të Ri. Hoxha tha se bëhet fjalë për një vilë me vlerë të madhe dhe e vendosur në një hapësirë të gjerë toke.

“Ajo është një vilë e madhe dhe shumë luksoze. Është gjigante si nga madhësia ashtu edhe hapësira e tokës ku është ndërtuar. Sa herë kaloja aty dhe pyesja se kush e ka këtë vilë”, tha Hoxha duke theksuar se edhe pse ishte i arrestuar prej vitesh nga policia, Gentian Sharra merrte tenderë publikë nga institucionet publike.

“Pak ditë më parë kam thënë këtu që një person i arrestuar merrte tenderë publikë. Është pikërisht Gentian Shara. Kështu i ka bërë paratë dhe atë vilë”, tha Hoxha.

Më herët, Abcneës.al raportoi për një tender të marrë nga kompania e bashkëshortes së Gentian Sharrës në spitalin Sadik Dinçi në Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu