Gazetari Artan Hoxha: Fikeshin radarët e NATO-s, policia ngarkonte gomonet për në Itali

0

Gazetari i njohur Artan Hoxha vjen në një rrëfim të guximshëm për publikun shqiptar.

Artan Hoxha si rrallëherë flet për punën e tij investigative në botë e krimit duke zbuluar situata të pazakonta që i kanë ndodhur. Ai flet hapur pa doreza duke na treguar detaje që nuk i dinim rreth bashkëpunimit të policisë me krimin e organizuar.

“Deri në këto momente krimi i organizuar nuk e ka ende idenë se sa fuqi ka. Ata e bëjnë qeverinë që të punojnë për ta. Deri në këto momente është qeveria që e shfrytëzon fuqinë e tyre, paratë e tyre. Ata nuk bashkëpunojnë por bashkërendojnë.

Ti do rastet që policia fikte radarët dhe ngarkonte vetë gomonet që do çonte në Itali? Vlonjat për të ngarkuar nuk shkonte. Shkonte policia një rrugë e dy punë.”– thotë Artan Hoxha.

Shënim i redaksisë:

Kolegu nuk dha emra, por nuk ka shqiptar që nuk e din se është ish ministerja Mimi Kodheli dhe se për një orë të fikjes së radarëve të NATO-s, mafia paguante 10 000 dollarë.

Dosja është mbyllur dhe heshtja e drejtësisë dhe diplomacisë nuk dihet si është arritur të realizohet. Ne do kemi çdo dite denoncime me fakte për rjepjen e këtij vendi nga mafia e lidhur me pushtetin dhe pushteti nën çadrën e diplomacisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu