GAZETA BILD, “STUHIA” QË I  HOQI “GJETHEN” E FIKUT RAMOKRACISË SIÇILISTE-ERDOGANISTE-PUTINISTE TË RILINDJES.  

0

Shkruan Ndue Bacaj

Publikimi i krimit elektoral të “rilindjes” së krimit të Edvin Kristaq Ramës, në gazeten më të madhe të Europës BILD , nga gazetari kurajoz e dinjitoz Peter Tiede , per çdo shqiptar me tru normal është revoltuese , por jo befasuese. Është revoltuese se krimin elektoral opozita shqiptare e kishte denoncuar që në embrion. E ka denoncuar me fakte , emra e mbiemra të krimineleve elektoral me në krye shefin e tyre Edvin K. Ramen. E ka denoncuar  te prokuroria e kapur e shkapur nga qeveria e “rilindjes” komunisto-mafioze , e ka denoncuar te perfaqesuesit e Europës në Tiranë , fatkeqesisht të infektuar me virusin sorosian  , dhe të gjithë keta që duhej të vepronin “më e mira” e tyre kanë heshtur.  Dosja 184 që permban fakte nga vjedhja , grabitja , blerja , kercënimi e dhunimi i votes në zgjedhjet e parakohëshme lokale në Dibër  , si dhe dosja 339/1 që permban fakte tronditëse të grabitjes kriminale të votave në zgjedhjet parlamentare të 2017-tës , kryesisht në qarkun Durrës e më gjërë , ku udhëheqës , urdherues e drejtues të ketij krimi elektoral kanë qenë kriminel,  bandit , trafikant , drogaxhi e mafioz të njohur kombëtarisht e nderkombëtarisht , që bashkëpunonin ngushtësisht me eksponent të partisë , qeverisë e pushtetit lokal të “PS-s”. Këto “simbole” të botës së krimit arrinin deri aty sa  edhe të impononin emrat e atyre që PS-ja duhej të bënte deputet apo kryetar bashkie… Ky kontigjent krimi , tashma është themeli i “rilindjes” në qeveri e pushtet, duke treguar qartë e pa pikë dyshimi se janë të lidhur këmbë e krye me partinë socialiste-siçiliste të “rilindjes” komuniste , dhe eksponentët e saj me emra e mbiemra , hallka të një zinxiri me mashë siguruese Edvin Kristaq Ramen. (Ndersa fjalori banal e idiot që perdorin në komunikim me njeri tjetrin , me organin gjenital mashkullor në “gojë” , apo me sharjet me nanë e robë të shtëpisë i fisnikron trashigmtarët e denjë të komunistëve enverist -kriminel e injorant…).  Kjo masaker kriminale elektorale e dokumentuar dhe publikuar nga gazeta gjermane BILD , ndonse është revoltuese per çdo shqiptar me mendët e veta në krye të vet , nuk është fare befasues per fshehjen e ketij krimi elektoral – antidemokratik nga prokuroria (që tashma me reformen Rama , është  kthyer në një organizatë të PS-s) , si dhe nga heshtja antieuropiane e antidemokratike  e sorosianëve të Europes të akredituar në Tiranë , që pas zgjedhjeve per parlamentin e BE konsiderohen si trofe lufte që presin “skartimin”… Në një vend demokratik europian , do të kishte mjaftuar vetëm 1% e ketij krimi elektoral dhe qeveria do të kishte dhënë dorheqjen , duke u kerkuar flaje  për minosjen e  themeleve të demokracisë , per të cilen shqiptarët kanë “paguar” e vuajtur si asnjë popull tjeter në Europë. Gjithashtu të gjithë të përfshirit në këtë krim kundër  pluralizmit , demokracisë , lirisë e të drejtës per të votuar e zgjedhur , pa imponim , pa kercënim e pa tundim duhej të shkonin para drejtesisë… Pas kesaj menjeherë duhej të ndertohej me “bekimin” e të gjitha forcave politike dhe të Presidentit të Republikës një qeveri “gjithëperfshirse apo kalimtare” që të pergatiste dhe garantonte zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhe të kohëshme lokale) , të drejta , të barabarta e të ndershe.. si dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor… Kjo “alternativë” do të bënte të mundur të rikthej paqen sociale dhe shpresa ndër shqiptarë , per të vijuar rrugëtimin tonë drejt vendit që na takon në “sofren” e Europës së Bashkuar (BE) , e  jo të mbetemi aty ku jemi sot , në mes të “katër rrugëve”… Ketë e konfirmoi dje (me 18 qershor) BE-ja (ministrat e jashtëm), duke mos na hapur negociatat per të cilat KM-ja i  ka paguar per të na rrejtë e mashtrua sorosianët e Europës , të mbetur edhe punë ditësh pa u “skartua” nga vet shtetet e BE-s… Shumica e shqiptarëve duket (edhe nga protestat)  se e kanë kuptuar se as me BE-n dhe as me botën perendimore nuk do të kemi as një hap para , por vetëm prapa me qeverinë hibride mafize-komuniste të ndertuar nga trashigimtarët e bllokut hoxhisto-komunist  me në krye  Edvin K…. dhe K…at e tjerë, të cilët edhe me “zgjedhjet” lokale moniste që kanë vendosur të bejnë me 30 qershor futen perfundimisht në rrugen pa kthim të etërve të tyre kundër pluralizmit , kundër demokracisë e kundër lirisë dhe të drejtave të njeriut…

Në të vertet kjo që ka publikuar gazeta BILD është vetëm një pjesë e vogël e krimit të dukshëm elektoral të aleancës së oligarkëve , kriminelëve , hajdutëve , të korruptuarve , mafiozëve , drogaxhinjëve dhe trafikantëve me  qeverinë,  pushtetin dhe  partinë  socialiste-siçiliste të “rilindjes” komuniste. Siç shihet per herë të parë në Europë (pas tentativës së mafies per të kontrolluar qeverinë e pushtetin në Itali në vitet gjashtëdhjetë të shekullit kaluar) , mafia dhe krimi ka arritur të bashkëqeverisë pazgjidhësisht me një parti politike në një vend europian si Shqipëria… Kushdo e kupton se një pjesë e ‘rilindjes” , qeveritarve , pushtetarëve dhe drejtuesve të saj kishin me dashtë per sa shohin me sy , që ky realitet i mjeruem dhe i frikshëm që e krijuan ata vetë të ishte ëndërr e jo zhgjëndërr…por tashma kodet e mafies që bejnë ligjin te qeveria e rilindjes nuk iu a lejojnë , ndaj edhe ata kapen si i mbyturi per fijen e kashtës pas shefit të tyre KM-s , të trumhasur e marrur peng nga krimi e mafia. Në keto kushte opozitarëve demokrat e europian dhe të gjithë shqiptarëve që e duan Shqiperinë si Europa u lindë e drejta e “ropit” dhe e drejta e Zotit që me çdo mënyrë të mbrojnë pluralizmin , lirinë e demokracinë e fituar tash 29 vite në luftë me baballarët e trashigimtarëve të bllokut komunisto-hoxhist -socialist-rilindas , që kerkojnë të “rifitojnë” ato që humben etërit e tyre në dhjetor 1990 e deri tani… ndaj per ketë ata në vend të demokracisë po ndertojnë ramokracinë siçiliste-erdoganiste-putiniste… Një “fjalë” e moçme popullore thotë ndihmoj vehtes “pak” se Zoti të ndihmon shumë…veçanarisht kur lufta është e drejtë.  Dhe a ka luftë më të drejtë se lufta e shqiptarëve në mbrojtje  të pluralizmit . demokracisë , lirisë dhe themelit të tyre- votes së lirë…??.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu