Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar në lidhje me arrestimet në kuadër të dosjes së famshme 339, për vjedhjet e votave në Durrës nga komisionerët.
Po qarkullojne info se keto dite do të arrestohen edhe ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako si dhe Damian Gjiknuri, i akuzuar per vjedhje votash.
Në një postim në Twitter, ajo shprehet se puna e Prokurorisë së Posaçme mbi këtë dosje, ka nisur të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Puna e SPAK për çështjen 339 fillon të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur.”