SPAK: GATI ARRESTIMET VIP SI NË KROACI, BIE RAMA DHE BANDA E TIJ, PRITET KTHESA E BERISHËS DHE METËS!

0

Spak ka gati listen e arrestimeve, si në Kroaci. Askush nuk do shpëtojë…

Politika shqiptare duket se po dorëzohet para drejtësisë së re, që po vjen dhe shumë shpejt do të godasë me themel krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet.

Kryeministri Edi Rama dhe banda e tij në pushtet kanë pranuar ngritjen e SPAK dhe arrestimin e tyre, pas shqyrtimit të të gjitha dosjeve korruptive dhe kriminale në pushtet.

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka qenë vetë Rama që ka thënë se SPAK do të nisë menjëherë nga arrestimet “VIP”, duke futur padyshim në këtë rrethe dhe veten e tij.

Dihet që kryeministri shqiptar është etiketuar nga opozita, populli shqiptar, pr edhe ndërkombëtarët, si një politikan i korruptuar, që kanabizoi dhe kriminalizoi Shqipërinë.

Vetë Rama ka dhënë garanci para deputetëve të tij në PS se Reforma në Drejtësi nuk do të pengohet nga askush, duke dhënë mesazhin se ai është dorëzuar dhe nuk do të vijojë luftën kundër kësaj reforme madhore, që do shembë me themel krimin dhe korrupsionin në politikë.

Kujtojmë që e gjithë politika shqiptare është e tmerruar nga SPAK e BKH dhe po lufton në bllok kundër ngritjes së këtyre strukturave të reja të drejtësisë. Por, Rama me bandën e tij duket se ka bërë një hap pas dhe nuk do të pengojë më këtë reformë.

Tashmë, pritet që edhe pala tjetër, me në krye Sali Berishën dhe Ilir Metën, të dorëzohen për t’i lënë rrugë ngritjes së SPAK, që do të nisë arrestimet “VIP” dhe do të ndëshkojë të gjithë ata që kanë bërë zullume. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion pritet të jetë gati brenda muajit qershor, për të shkatërruar gjithë kupolën kriminale dhe korruptive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu