Gati arrestimet/ Stina e bekuar e gjuetisë së madhe të hajdutëve

0
Në fakt, në Kroaci ashtu ka ndodhë. Të njëjtën ditë, të njëjtën orë, në katër cepat e Kroacisë, sapo ra bilbili amerikan, u kapen fiks 1000 peshq. Asnjëri prej tyre ende nuk ka dalë nga burgu, megjithëse po bëhen 10 vjet. Ky fat duket i sigurtë edhe për hajdutët shqiptarë, nga i Shkurtëri e deri tek i Gjati.

Shkruan Sokol Pepushaj

Legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori dhe media, katër pushtetet që katër vjet më parë në aparencë dolën para shqiptarëve për një dakordësi për drejtësi shoqërore dhe proceduriale, sot janë para gjykimit të popullit.

Kanë mëkatuar të katërta nga pak, u dështoi projekti, apo ç’ka ngjarë?

Jo, asnjëra nuk ka ndodhur.

Nuk ka ndodhur asnjëra prej këtyre, pasi pikërisht kanë ndodhur të gjitha këto hata.

U dështoi projekti? Nuk arritën të mbajnë fjalën për të vendosur drejtësinë e munguar historikisht? Ishin të kërcënuar nga mafia?

Prapë asnjëra kësi modelesh nuk u pa askerkund.

Thjeshtë, ajo që shihet dhe lexohet edhe nga analfabetët, është se këta nuk arritën të mashtrojnë më gjatë shqiptarët që kërkojnë “hajdutët në burg”, të gënjejnë ndërkombëtarët dhe veçmas amerikanët, duke i tretur detyrimet kalendave greke, në emer të sakrificave që duan dekada të bëjnë kokrra.

Në fakt për të vjedhur janë mjeshtra

Edhe Pandeli Majko, që mbahej si medalion nderi, del se vetëm ne një numër llogarie në Qipron greke ka, si me thënë, pesë milion dollarë.

Lajmi merr dhenë dhe Pandi nuk po nxjerr zë. Ai që bërtet më shumë, është hajdut më i madh se Pandi.

Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë shpatën kundër amerikanëve, bile edhe kundër Frrok Çupit që diçka ndryshe shtypit alla yllçe, ka shkruar këto ditë.

Janë në derë të burgut të gjithë, nga Shkëlzen Berisha, e deri tek Olsi Rama.

Pse Shkëlzeni dhe Olsi bëjnë shenj më shumë se të tjerët?

E thjeshtë, të dy janë pa emer, pa profesion, pa autoritet, pa asgjë dhe që kanë gjithçka i duhet sot një njeriu të kompletuar të kësaj toke.

Kanë pasuri përrallore po thuhet. Miliona dollarë, më shkoqur.

Në i kanë këto nga hiçi, do të thotë se kanë shfrytëzuar pushtetin familjar për të bërë pasuri.

Nëse këta e të tjerë janë të qetë në pasuritë e jetesën e shfrenuar të tyre, ambasadorja Yuri Kim ngjan shumë e vendosur në premtimin që shteti amerikan i ka dhënë popullit shqiptar, pastrimin e politikës dhe pushtetit nga hajdutët dhe rikthimin e gjësë së vjedhur.

Oh sa pak kërkojnë shqiptarët?

Zotëri hajdutë, do të sillni gjënë tonë, atë që në 28 vjet morët me dhunë, pabesi, ose hajnisht!

E shikoni që shqiptarët janë aq të trëmbur, sa Amerikën e kanë shpresë, kult, Zot?

Ndodh kjo, pasi u është rjepur çdo pasuri dhe eklipsimi i shpresave do të qe i sigurtë, sikur ambasadorja Yuri Kim të mos ishte kaq “nuhatëse” për peshq, në këtë stinë të bekuar të gjuetisë së madhe të hajdutëve.

Ajo nuk vete tek Kllopotja të mbrojë njerëzinë nga përmbytja, ajo i çon zë edhe Kuçedrës, eja pak nga zyra se ashtu e kemi një muhabet.

Dhe kuçedra nuk nxjerr zjarr as nga hunda, as nga marmida, si dikur kur Drini ose përmbyste me rropamë, ose thahej toka për ujë, se Sulltanesha shtonte pasuritë edhe kur shpërthen përmbytja e “fshatit” .

Yuri Kim pra, si dragoi i shqiptarëve po i “mbyt kuçedrat” dhe po i largon “kometat” politike që dalin në qiellin pa re e tmerrojnë njerëzinë, sikur sërish do i kemi në jetën politike dhe ekonomike, se i “voton rajoni, i kërkon populli”!

Ajo që ndodhi me Jozefina Topallin, bie llafi, dhe që ne e shkruam disa ditë para se të ndodhë, ka të ngjarë të jetë ironia e atyre shumë pak gazetarëve që nuk falen as para Yllit, as para idiotëve që me “të fala Sandrit”, u bëjnë presion profesionistëve të medias, amerikanëve, botës së civilizuar, por ka të ngjarë të jetë diçka përtej kësaj: Fundi i pashmangshëm i hajdutëve e kriminelëve që përpëliten e dridhen si thupra mbi ujë, për një riciklim të pamundur, në një mandat deputeti që nuk do ta shohin kurrmë.

Ata, hajdutët e të gjitha partive, kanë të drejtë të jenë bashkë, pasi kanë vjedhur bashkë, kanë bërë krime bashkë dhe duhet të vejnë andej nga burgu po bashkë.

Do të arrestohen mbi 1000 politikanë e qeveritarë hajdutë në një ditë?

Ne fakt, në Kroaci ashtu ka ndodhë. Të njëjtën ditë, të njëjtën orë, në katër cepat e Kroacisë, sapo ra bilbili amerikan, u kapen fiks 1000 peshq. Asnjëri prej tyre ende nuk ka dalë nga burgu, megjithëse po bëhen 10 vjet. Ky fat duket i sigurtë edhe për hajdutët shqiptarë, nga i Shkurtëri e deri tek i Gjati.

Do ndodhin arrestime këtë vjeshtë e të mëdhatë pas votimeve, se ndeshja do ta ketë një rezultat.

Po, kushdo e di se do të fitojë Amerika.

Po ne shtrojmë një pyetje tjetër.

A dini gjë ku jemi nisur, se ka tetë vite që vetëm debatohet, sa ka vjedhur njëri pushtetar e sa ka vjedhur tjetri, sa drogë kishim këtë vit e sa përpara shtatë vitesh, a ishte në burg kryeministri Edi Rama në Paris si trafikant ikonash, a nuk ishte, a ka vënë dhjetëra milion euro mënjanë Argita Berisha apo nuk i ka vënë, a ka abuzuar me para taksash Lulzim Basha, a e ka grabitur Thesarin e Shtetit Ilir Meta, e deri tek “meraku” apo bëhen deputetë Jozefina Topalli, Myslim Murrizi, Selami Jenisheri e Rudina Hajdari?!

Këto “zhele” shiten si firmato, si standarte shoqërore, në tregun e milionerëve, tashmë të trullosur nga goditja amerikane.

Kanë të drejtë Janisherët dhe Sheikët, pasi drejtësia shoqërore ecën çalamane, herë në rrugë, herë mbi rrugë e herë nën rrugë, qysh para Jezu Krishtit.

Por edhe popujt kanë të drejtë t’i kapin “për zhelesh”, t’u thyejnë kafkat halabakëve, grabitqarëve të pronave, hajdutëve të taksave, të rrëzojnë e varrosin sisteme shfrytëzuese, t’u marrin pushtetin Zabitëve e pasuritë Sheikëve?

E shikoni sot e gjithë ditën, që edhe shqiptarët, sikur kërkojnë ekonomi ndryshe, liri më shumë, qeverisje më cilësore?

Si po ndodh, the?

Meqë qeveria drejton vetëm nga facebook-u, edhe shqiptarët aty e bëjnë betejën.

Të gjithë shfryjnë kundër ministrave, deputetëve, pushtetarëve, drejtorëve, diplomatëve, mediave nga Sandri e deri tek Ndroqi. Të gjithë duan t’u merret gjëja e vjedhur dhe të bëhet drejtësi.

Pse është kaq e fortë kërkesa në drejtësi, është po kaq potente padrejtësia shoqërore.

Askush nuk diskuton sot me çfarë jeton populli shqiptar, a ka perspektivë ekonomia, a do të rikthehen pronat e grabitura prej 30 vitesh nga të fortët, por meraku është se kush do të fitojë, hajduti Edi Rama, apo gjumashi Lulzim Basha?!

Ja kështu, fitojnë ata, ose më shqip, kështu kanë fituar deri sot.

Të bëjnë mjegull, të vjedhin e të sundojnë.

Sot për shëmbull, një e përditshme, normalisht antiamerikane, kishte një titull të madh, se Vetting-u do të vazhdojë deri në vitin 2028.

Nuk është krejt qesharake kjo. Vërtet është një tip gazetarie oligarkike, por e ka një qëllim ama. Synon të ulë besimin e shqiptarëve në drejtësi.

Kanë patur sukses klshtu.

Deri sot Yllët kanë ndriçuar “qiellin” e shpresave të vrara të shqiptarëve varfanjakë që duartrokasin me vullnet skllavi hajdutët e tyre, kur u japin ndonjë thërrime sa për të mbajtur shpirtin mes dhëmbëve, pa u fluturuar në hapësirë, ku edhe rri gati me qitap në dorë Pëllumb Pipero, për t’i regjistruar si viktima të Covid-19

Po të gjallët ç’bëjnë?

Secili është kundër secilit. Si gjithherë.

Bëjnë ato që nuk duheshin bërë, ç’tjetër?

A nuk e denonconte vëllai vëllanë deri para 30 vitesh, se dëgjon radion tek Zëri i Amerikës apo Vatikani? A nuk e rraste në burg dhe të nesermen kapardisej para fshatarëve, se ai e don partinë fort!

Sot nuk është një parti, janë disa, sot nuk shërbehet për një gotë raki apo një xhiro në rrugë me sekratarin e partisë, por për miliona dollarë, sot janë shumë parti dhe të tërë, edhe pse në aparencë kundërshtarë, janë një për të gjithë e të gjithë për një.

Sekuestrohen bizneset e dyshimta, se janë pasuri droge e krimi, turren të gjitha mediat, që nga Aleksandri i Madh e deri tek Ben Blushi i vogël, në mbrojtje të “fjalës së lirë”.

Po këtu nuk bëhet fjalë për median, po për para droge, po ec e fol me armatën e madhe të Yllëve apo Alfred Pezave?!

Gjithmonë ka patur ndeshje mes profesionistëve dhe papagalëve të pushtetit. Edhe në diktaturë, edhe sot, ndaj është ndeshje e thjeshtë, çështje kohe.

Ata bëjnë gazetari se kanë një fat me vete, injorantët janë në shumicë.

Ata i drejtojnë turmat barkthatë lehtë në sheshe, për qasje ndërluftuese, edhe pse Monika për shëmbull, që i thërret shpesh, sa herë afrohet burgu për Ilir Metën, nuk kap asnjë guralec ta gjuajë pushtetin. Monika i nxjerr gështenjat me mashë të tjeterkujt. Dhe jo vetëm Monika.

Edhe kur protestohet, dikush rrahet, dikush arrestohet, dikush vritet, thjeshtë për një lojë politike.

Dhe loja po përfundon.

Janë të gjithë në derë të burgut. Pritet të fillojë me Ilir Metën, Shkëlzen Berishën dhe Olsi Ramën!/Pamflet

VIDEO-Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu