Nëse gjatë drejtimit të Ndrea Prendit u përdor nga Sali Berisha për vrasjen e protestuesve në bulevard, fshehjen e provave të krimit, marrje pasurie përmes shtrëngimit, blerje të gjakut të viktimave etj., Garda e Republikës nën drejtimin 9-vjeçar të Gramos Sakos është kthyer në mburojë e organizatave kriminale në Shqipëri, të lëvizjes së parave të korrupsionit si dhe përmbaruese e punëve të zeza të pushtetarëve të korruptuar dhe kokave të krimit.
Dokumentet, rrëfimet konfidenciale dhe disa ngjarje konfirmojnë se Garda e Republikës, nën grejtimin e Gramos Sakos është shndërruar në organizatën më të madhe dhe të strukturuar korruptive-kriminale në Shqipëri.
Punonjësit e Gardës, ditën ruajnë funksionarët publikë, familjet dhe pasurtitë e tyre, ndërsa natën, me dijeninë e shef Mozit, ruajnë kokat e krimit dhe mafies në Shqipëri, sarajet e bosëve të drogës dhe oligarkëve, ndëra dyshohet se marrin pjesë edhe në larjen e hesapeve mes krerëve të karteleve të drogës në Shqipëri.
Në disa ngjarje të bujshme kriminale dyshohet se kanë marrë pikërisht vartës së Mozit, të cilët ditën mbajnë uniformën e shretit, ndërsa natën dorezat dhe kapuçët e killerave.
Për kriminalizimin e Gardës janë në dijeni shërbimet vendase dhe ato partenere, dhe sigurisht edhe kryeministri Rama.
Gramos Sako 100 milionë euro tendera korruptivë
Teksa gardistët punojnë me krimin, Komandanti i Gardës Gramos Sakos është fokusuar në sistemimin e dhjetëra milionë eurove që ka marrë dhe po merr në buxhetin e shtetit.
Një pjesë e parave dyshohet se pastrohen në Shqipëri, ndërsa të tjerat përfundojnë në parajsa fiskale
Gramos Sako ka themeluar kompaninë e ndërtimit 2T, me nipt K01731001M, anonime deri në vitin 2013, të cilën e ka kaluar formalisht në emrin të vëllait Artan Sako, simbol i mekanizmit të vjedhjes së parave publike falë lidhjeve klienteliste me pushtetin dhe i mosveprimit të SPAK.
Gramoz Sako, me lidhje të theksuara me krimin dhe pastrimin e parave, besohet se krijoi lidhjet me pushtetin pasi ndërtoi pallatin e Linda Ramës mbi një lulishte në Tiranë.
Vetëm gjatë viteve të fundit, kompania e komandantit të Gardës, kamufluar nën emrin e të vëllait, ka marrë rreth 70 tendera me vlerë mbi 100 milionë euro, kryesisht me flamuj të kuq korrupsioni, me oferta gati sa fondi limit, me garë formale dhe pa garë fare, me një pjesë të dokumentacionit false dhe gjithnjë duke manipuluar me volumin e punimeve.
Tenderat e paracaktuar i ka marrë për pastrim të plehrave, ndërtim rrugësh, mirëmbajtje rrugësh, ujësjellësa, kanalizime, rehabilitim digash, sheshe ndërtimi, rivitalizim parqesh etj.
Përdhosja e Vetingut në polici
Komandanti i Gardës së Shqipërisë Gramos Sako përdhosi dhe rrëzoi Vetingun në polici.
Sako u shpall i pastër edhe pse rezultoi se kishte fshehur pasurinë, se kishte punësuar mbesën e tij si juriste dhe se po përlante paratë publike me tendera, me një kompani që ka kaluar në emër të të vëllait.
Ky proces farsë detyroi ndërtkombëtarët të braktisnin Vetingun në polici, proces i cili dështoi me sukses.
Vijon me lidhjet me krimin, prostitucionin, pastrimin e parave, fshehje pasurie etj…