Shkruan Zef Ndreka
Kjo javë shumë e ngjeshur me nxehtësi dhe ngarkesë politike si rrallë herë, na ofroi garën e “pastërtisë” ndërmjet Berishës nga njëra anë dhe Ramës nga ana tjetër.
Me heqjen e imunitetit të deputetit Ahmetaj, ish zv/kryeministër, qeveria ra në krizë dhe do ishte normale dorëheqja e Ramës si kreu i organizatës kriminale në aferën e inçeneratorëve.
Por ndodhi e kundërta!
Daljet e Ramës si figurë e pastër, e pa ndotur, i pa fajshëm, duke shitur drejtësi per shqiptarët ishte ironia më e madhe!
Daljet e tij vijnë në sinkron me ato të Berishës nga ana tjetër, i cili e quan vetën e tij akullore dhe etiketon e shan të gjithë ambasadorët e vendeve perëndimore, sidomos të SHBA-ve dhe të Anglisë.
Më kot Berisha mundohet dhe i lodh shqiptarët me konferencat e përjavëshme të shypit duke dashur të shes pastërti.
Por Berisha nuk guxon ta thotë se përpara SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, non grata e kanë shpallur me shumicë shqiptarët, që në vitin 2013 kur e votuan me mbi 1 milion vota kundër.
Tani më kot presim që Berisha ti jap non grata edhe vetës.
Por gara dhe loja me Ramën i cili nuk e ka të largët nofkën e rëndë të Berishës, i pengon. I pengon misioni i tyre I përbashkët anti-shqiptarë. I pengon qëllimi i tyre për të mbajtur peng politikën dhe vëndin.
Gara e “pastërtisë” së tyre është jo vetëm ironike, por ofendim për popullin që i shikon dhe i ndjek.
Gara e “pastërtisë” së tyre do jetë finale kur të paraqitën ndonjë ditë përpara SPAK-ut dhe gjykatës.
Koha po punon edhe për këtë.
SPAK-u, edhe pse përballët me pushtetin e tyre të vjetër e të ri, do e fitojë pavarësisë dhe çertifikatat e tyre do e vulosin shkallën e pastërtisë së tyre.
Gjithsesi, gara e tyre është humbje në kohë për shqiptarët që duhet të braktisin edhe Ramën me shpurën e tij…