Fytyra e Monika Kryemadhit zonë krimi, 287 mijë euro ndërhyrje estetike në San Marino; nuk i deklaroi në ILDKP

0

Praktikisht nuk ka asnjë alibi, hapësirë dhe manovër që SPAK të mos marrë të pandehur Monika Kryemadhin, në momentin që dokumenti të referohet në organin e akuzës. Dhe transaksioni me vlerë 287 mijë euro, është vetëm maja e ajsbergut.

Shkruan Adriatik Doci

Disa transaksione bankare të zbuluara nga shërbimet partnere konfirmojnë pastrimin e qindra mijëra euro (para të pista) nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta për ndërhyrje estetike. Pjesë një dosje të re është edhe një dokument inkriminues, të cilin unë e kam parë së fundmi.

Dokumenti konfirmon një transaksion bankar të Monika Kryemadhit, me vlerë 287 mijë euro, për ndërhyrje estetike në fytyrë, në një klinikë në San Marino. Transkasioni nuk është deklaruar nga Monika Kryemadhi në ILDKP, fakt i cili e vesh automatikisht kryetaren e LSI me përgjegjësi penale.

Praktikisht nuk ka asnjë alibi, hapësirë dhe manovër që SPAK të mos marrë të pandehur Monika Kryemadhin, në momentin që dokumenti të referohet në organin e akuzës. Dhe ky transaksion është vetëm maja e ajsbergut.

Duke e përfytyruar gjithmonë drejtësinë si Adriatik Llallën, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë lënë kudo gjurmë me transaksione me vlerë miliona euro, për ndërhyrje estetike, dobësim, investim në pasuri të palujtshme jashtë vendit etj. Ndërkaq, një sekser pritet të pendohet, i cili do të bëjë të harrohet Nuredin Dumani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu