Fushë Kruja plot e përplot me hashash. Droga kultivohet në nivel fshatrash e Rama nuk e sheh…

0

Tetë persona janë arrestuar ndërsa 3 janë shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike në Fushë Krujë.

Dy operacionet policore kundër kultivimit të bimëve narkotike u koduan “Arrameras 3” dhe “Gramëz 2”.

Dje në kuadër të operacionit “Arrameras 2”. Dy persona nga fshati Arramerras i Fushë Krujës u arrestuan pasi u konstatua se në në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale në banesa :200 bimë Cannabis Sativa, një krehër automatiku model 56 dhe 50 fishekë model 7.62 mm. Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi A. S., 50 vjeç , banues në Arrameras, Fushë – Krujë.

Në fshatin Gramza u arrestuan 6 banorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 150 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa; 9 kg boçe Cannabis Sativa, 1 fishek model 56, kalibër 7.62 mm

Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lire, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasi Gj. L., 53 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë, kryeplaku i fshatit Gramëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu