Fundi i Ramës dhe gjithë hajdutëve: Në drejtim të “FBI” shqiptare një prokuror me banim në SHBA

0

Mes kandidaturave që kanë aplikuar në Komisionin e Vlerësimit në SPAK të kryesuar nga Arben Kraja, për të qënë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë dhe 3 shqiptarë që jetojnë e ushtrojnë aktivitetin e tyre në Amerikë. Ish zyrtarë të prokurorisë dhe policisë që kanë qënë të përfolur për shkelje ligji, kanë shumë pak shanse të zgjidhen në krye të BKH. Hetuesit për 60 vendet në këtë strukturë, pritet të zgjidhen në shumicë nga radhët e kandidatëve të trajnuar nga FBI në SHBA. Agjentët amerikanë kanë zbarkuar në Tiranë

Byroja Kombëtare e Hetimit pritet të zgjedhë së shpejti kreun e saj, emër që do të dalë nga gara e hapur mes shtatë kandidaturave që kanë shfaqur interes deri më tani.

Si hap i parë është krijuar Komisioni për vlerësimin e prokurorëve apo punonjësve të policisë që kanë aplikuar për detyrën e lartë të kryesimit të “FBI”-së shqiptare.

Komisioni do të kryesohet nga kreu i SPAK Arben Kraja, ndërsa dy pjesëtarët e tjerë janë Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra.

Deri më tani kanë dorëzuar në komisionin e SPAK dokumentacionin e plotë vetëm katër kandidatë, mes të cileve tre janë shqiptarë me banim në SHBA.

Artan Shkëmbi, kreu i Task Forcës në Policinë e Shtetit, e ka konfirmuar kandidaturën e tij, duke qënë dhe emri zyrtar në garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndërkohë që mësohet se nga emrat e ardhur nga “diaspora”, njëri prej tyre është kandidati potencial për të qënë në krye të “FBI”-së shqiptare.

Njëherësh pritet që kandidatët që kanë qënë zyrtarë të lartë të Prokurorisë apo Policisë kohë më parë, por që janë përfolur për shkelje të ligjit, shanset që të zgjidhen në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë shumë të pakta.

FBI amerikane, e cila asiston dhe mbështet fort SPAK-un në procesin e përzgjedhjes së kryetarit të BKH, por dhe 60 hetuesve që do të jenë në varësi të tij, si pjesë e kësaj strukture të re të drejtësisë, po përfundon trajnimin e kontigjentit të fundit në SHBA.

Këta prokurorë të rinj dhe të trajnuar sipas praktikave të agjentëve të FBI-së amerikane, gjithsej 60 kandidatë, e kanë thuajse të sigurtë zgjedhjen në përbërje të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndërkohë që në Shqipëri ka disa javë që kanë “zbarkuar” agjentët e FBI-së, të cilët po ndihmojnë në ngritjen e kësaj strukture, si dhe po trajnojnë agjentët kandidatë për përdorimin e pajisjeve të reja, dhuratë nga SHBA.

Ndërsa Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes videove të postuara në adresën zyrtare në rrjetin social, ka shpjeguar në mënyrë të detajuar funksionimin dhe detyrimin sipas ligjit që ka BKH për hetimin e “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.

Njëherësh Ambasada u ka bërë thirrje prokurorëve dhe punonjësve të Policisë që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu