Pas ftesës per të dëshmuar në Hagë, Ali Ahmeti mund të jepë dorëheqje nga posti i kryetarit të BDI-së, pasi procesi i dëshmisë dhe intervistimit nga prokurorët e dhomave të specializuara duke se do të jetë i gjatë, duke ia pamundësuar Ahmetit kryerjen e detyrave si kryetar partie.
Ahmeti pritet që në fund të këtij muaji të udhëtojë për në Hagë, ndërsa diçka konkrete sa i përket dorëheqjes do të ketë në muajin shtator. Organet partiake si duket janë të papërgatitura për këtë situatë, dhe për të caktuar një pasues të tij në pozitën e kryetarit të partisë. Në BDI është dëshmuar se figura e Ali Ahmetit është unifikuese dhe ka shuar çdo tentim për përçarje.
Nga burime jozyrtare përflitet edhe emri i Artan Grubit që mund të jetë u.d. kryetar i BDI-së deri në kongresin e ardhshëm partiak. Grubi vjen nga pozita e zv/kryeministrit të parë të shtetit, që në këtë rast është pozita më e lartë që mban një shqiptar në Maqedoni të Veriut.