Ftohtësi ndaj ndjenjës kombëtare dhe solidaritetit qytetar

0

Shkruan Zef Ndreka

Deklarata e Sali Berishës se “Protesta e UÇK dëmton luftëtarët e lirisë” , është padyshim provokuese dhe e ngarkuar politikisht, sidomos në prag të një proteste që shumë e shohin si akt solidariteti me drejtuesit e UÇK-së në Hagë. Kjo deklaratë e Berishës duket se synon të diferencojë mbështetjen për UÇK-në si vlerë kombëtare nga format e shprehjes politike që, sipas tij, mund të interpretohen si presion ndaj drejtësisë ndërkombëtare.
Ai kërkon kinse, të ruajë imazhin e luftëtarëve të lirisë nga çdo instrumentalizim partiak. Megjithatë, kjo qasje mund të shihet edhe si përpjekje për të shmangur përplasjen e protestës me axhendën politike të brendshme.
Sido qoftë, deklarata e Berishës është e habitshme, duke ardhur nga një figurë që tradicionalisht është pozicionuar si mbështetës i çështjes së Kosovës dhe UÇK-së. Ta quash protestën “dëmtim të luftëtarëve të lirisë” në një moment kur ata ndodhen në gjykim në Hagë, mund të perceptohet si ftohtësi ndaj ndjenjës kombëtare dhe solidaritetit qytetar.
Në fakt, shumë njerëz e shohin protestën si shprehje dinjiteti dhe bashkimi kombëtar, jo si dëm.
Nëse ka një rast kur shqiptarët duhet të jenë bashkë, është kur drejtësia ndërkombëtare prek drejtuesit e luftës për liri.
Protesta nuk është kundër askujt, por në mbrojtje të kujtesës historike dhe sakrificës. Ndaj, ta quash “dëm”, është ta keqlexosh emocionin e një kombi që s’e harron kush i solli lirinë.
Përse e bën Berisha këtë deklaratë?!
Kush ia imponon?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu