Frrok Çupi: Amerika ka informacion dhe shpejt do e ndajë dosjen e Berishës nga ajo e Ilir Metës! Protesta ishte kot, nuk ja vari askush

0

Analisti dhe botuesi Frrok Çupi, thotë se protesta e mbajtur sot në Tiranë ishte kot dhe Sali Berishës nuk ja vari askush. Sipas tij, tubimi që mbushi Bulevardin kryesor të Tiranës ishte i izoluar, pro rus dhe pa asnjë lidhje nga jashtë.

I ftuar në studion e “Top Story”, Çupi u shpreh se nuk beson në konspiracionin e Metës me Berishën. Analisti tregoi se Amerika ka një informacion dhe shumë shpejt do të ndajë dosjen e Sali Berishës nga ajo e Ilir Metës.

“Unë nuk besoj shumë në konspiracionin e Metës me Berishën. Amerika e njeh Ilirin si vogëlush para Berishës. Meta nëse është i korruptuar do të shkojë para drejtësisë. Amerika nuk mund të falë Metën por ka një problem me Berishën. Ka një informacion që shumë shpejt do ta ndajnë dosjen e tij nga dosja e Ilir Metës. Ai e kupton që Berisha është në një tavë që po digjet.

Kjo protestë nuk kishte asnjë vlerë, asnjë frikë. E vetmja gjë që bëri kjo protestë është se ishte protestë pro ruse. Është e vetmja protestë krejtësisht e izoluar, pa asnjë lidhje me jashtë.

Ai është i izoluar nga bota nga SHBA-ja e BE-ja. Nuk ia vari askush. Atje nuk kishte dron sepse Berisha nuk ka armiq, sepse nuk ka asnjë rrezik për të bërë politikë në Shqipëri, është i izoluar nga bota. Nuk ka asnjë interes për të prandaj nuk kishte dron, mazhorancës i intereson më shumë që të dalë në rrugë Berisha”, u shpreh Frrok Çupi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu