Hetimet për fondet IPARD vazhdojnë. Dëshmi zgjati mbi 3 orë, ku SPAK merr në pyetje ish-ministren e bujqësisë Frida Krifca!
Burime bëjnë me dije se Krifca ka dhënë deklarime për më shumë 3 orë përball oficerit të BKH. Më herët janë marrë në pyetje edhe persona të lidhur me fondet e IPARD.
Krifca është pyetur si person në dijeni, teksa SPAK ka intensifikuar hetimet për këtë dosje. Më herët Reni Ashiku, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministres Krifca, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje.








