Franca ndalon hixhabin në shkolla

0

Abaja, ose të njohura ndryshe si veshjet e gjata dhe të gjera në formën e një manteli, që vishen nga gratë e besimit myslimanë, do të ndalohen në shkollat shtetërore të Francës.

Njoftimi është dhënë nga ministri i Arsimit përpara fillimit të sezonit të ri shkollor, e cila jep edhe arsyen

“Tashmë abaya nuk mund të vishet më në shkolla.

Kur hyni në ambientet e një klase në vend, askush nuk duhet të të identifikoj përmes veshjes se cilës fe i përket.”, tha ministri i arsimit, Gabriel Attal.

Franca, ka zbatuar një ndalim të rreptë të veshjeve apo objekteve fetare në shkollat shtetërore, që nga koha kur ligjet e shekullit të 19-të hoqën çdo ndikim tradicional katolik nga arsimi publik.

Në vitin 2004, vendi ndaloi shamitë në shkolla dhe në vitin 2010, miratoi ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës në publik duke zemëruar komunitetin mysliman në vend, prej gati pesë milionë banorësh.

Lëvizja e fundit nga ministria e arsimit për ndalimin e abajave në shkolla, vjen pas muajsh të tërë debatesh.

E djathta dhe e djathta ekstreme ishin iniciatoret e para për ndalimin e tyre, ndërsa e majta, deri përpara vendimit argumentoi se ky veprim cenonte liritë civile.

Ndërkohë, një reagim ka ardhur nga Këshilli Francez i Besimit Mysliman i cili ka kujtuar se me herët është shprehur se këto veshje nuk ishin “një shenjë fetare”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu