Franca kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës

0

Për ambasadorin e Francës në Serbi, Pierre Cochard, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës është një vendim i njëanshëm, të cilën shteti i Francës nuk e mbështet.

Sipas tij prioritet në këtë rast duhet të jetë dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, dhe se bisedimeve duhet të jepet një dinamik të re.

“Kandidatura për në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm dhe ne nuk i mbështesim ato vendime dhe e konsiderojmë dialogun një prioritet. Temat prioritare është edhe çështja e personave të pagjetur. Kjo është prioritet për ne”, ka thënë ai, raportojnë mediat serbe.

Cochard më tej ka nënvizuar faktin se Kosova nuk e ka mbështetjen e Francës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, pasi sipas tij lëvizjet e njëanshme mund të çojnë në përshkallëzim të situatës në terren.

“Ne i kuptojmë aspiratat e Kosovës për t’u bashkuar me institucionet evropiane dhe mirëpresim faktin që ata janë rreshtuar me qëndrimet evropiane në lidhje me Ukrainën. Megjithatë, lëvizjet e njëanshme nuk i lehtësojnë gjërat dhe mund të çojnë në rritjen e tensioneve”, ka shtuar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu