Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër pak kohë më parë. Që pas lindjes së vogëlushit Efehan, Almeda dhe bashkëshorti i saj kanë ndarë disa momente para dhe pas lindjes së saj, megjithatë ende nuk kanë publikuar asnjë foto të plotë të djalit të tyre. Së fundmi, bukuroshja shqiptare ndau me ndjekësit një nga momentet më të bukura të jetës së saj, takimin e parë me djalin pas lindjes. Sigurisht, pranë saj ndodhej dhe Tolgahan, i cili ka qenë mbështetja e saj më e madhe. “Momenti i parë që morëm vogëlushin tonë në krah pas lindjes”, ka shkruar Almeda krahas fotos ku duket e përlotur. Ajo gjithashtu ka publikuar një moment me bashkëshortin e saj, ku ky i fundit shfaqet duke e përqafuar pas lindjes./revistawho.com