FOTO/Shqiptari mbron me armë hotelin në Shkup, zmbrapsen huliganët maqedonas

0

Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme hotelin e tij në Çarshi të Shkupit nga huliganët, është arrestuar nga Policia.

Gazetarja Ferikan Iljazi raporton nga Shkupi se Koka gjuajti me armë zjarri në ajër, një formë kjo paralajmërimi për protestuesit maqedonas që ishin afruar te prona e tij dhe donin ta dëmtonin atë.

Koka u ndje i rrezikuar për veten dhe pronën e tij që është në afërsi të bustit të Skënderbeut në Shkup dhe për shkak të reagimit të vonuar të policisë, qëlloi me armë.

Në këtë moment protestuesit u zmbrapsën nga hoteli nga i tij.

Ai po ballafaqohej për herë të dytë me sulmin e protestuesve maqedonas, pasi më herët ata kanë dëmtuar makinat e klientëve dhe hodhën sende të forta drejt hotelit të tij.

Lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski tentoi ta shesë ndryshe ngjarjen duke thënë se biznesmeni shqiptar ka pasur për detyrë vrasjen e tij edhe pse Mickoski fizikisht nuk ndodhej në afërsi të ngjarjes.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit ka shkarkuar vëllain e të arrestuarit, Zudi Koka, i cili ka qenë kryetar i Drejtorisë për Higjienë Komunale, i emëruar nga partia shqiptare në pushtet Aleanca për Shqiptarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu