Shohim të famshmit me pamje të shkëlqyer çdo ditë në ekrane, dhe bukuria e tyre kthehet në admirim për ne.
Nëse vipat do t’i shihnit në formën e tyre më natyrale dhe pa grim, mendoni se do të mund t’i njihni me një shikim të parë?
Beren Saat ose e njohur ndryshe me emrin e protagonists në serialin Dashuri e ndaluar, “Bihter” ka vendosur të qëndrojë larg ndërhyrjeve estetike. Beren është pajtuar me pamjen e saj natyrale. Në fakt nuk do të ishte keq të mësonim rreth rutinës së saj ndaj lëkurës.
Aktorja Asli Enver zakonisht zgjedh makiazh shumë të lehtë, madje nuk ka frikë edhe të mos përdorë aspak makiazh. Aktoren edhe po ta shihësh në rrugë pa makiazh, mund ta njohësh lehtësisht falë pamjes natyrale dhe buzëqeshjes mahnitëse. Një ndër filmat e transmetuara së fundmi ku luan aktorja është seriali “Nusja nga Stambolli”.
Falë ndërhyrjeve estetike, Fahriye Evcen duket e mrekullueshme edhe kur është pa makiazh. Ajo ka një rutinë strikte që do të thotë ujë i bollshëm, lyerja e lëkurës me vaj, aplikimi i maskave të ndryshme dhe rezultati është lëkura e ndritshme si një bebe.
Nuk frikësohet asnjëherë të postojë foto pa makiazh edhe në mediat sociale. Publiku shqiptar e njeh më së shumti aktoren si protagoniste në serialin “Shamikuqja”. Ozge Ozpirinci prej 5 vitesh është në një lidhje me Burak Yamanturk.
Frekuenca.com