FOTO/ Kapet mbi 1 ton kokainë në Malin të Zi, lënda narkotike e fshehur në një kontejner me banane. Pakot mbanin mbishkrimin…

0

Autoritetet malazeze kanë sekuestruar një sasi rekord prej 1 tona kokaine, e cila ishte fshehur në një kontejner me banane.

Sipas mediave në shtetin fqinj, në prangat e policisë kanë rënë dy persona, me iniciale M.K dhe B.K. Droga ishte e ndarë në 1205 pako me peshë mbi 1 ton.

Siç duket edhe nga fotot, pakot e drogës mbanin mbishkrime të ndryshme, mes të cilave edhe emrin e virusit që qarkullon në gjithë botën “Covid”.

Në lidhje me drogën e kapur, ka reaguar përmes një mesazhi në Twitter edhe zëvendëskryeministri malazez, me origjinë Dritan Abazoviç.

“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi Abazoviç.

Përvec dy personave të arrestuar, policia shoqëroi edhe disa persona të tjere, te cilet u moren ne pyetje ne lidhje me sasine rekord te droges, qe u sekuestrua mbremjen e djeshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu