Foto e Dokumente/ Sandër Leshi, “voci” i Ndues së Lleshajve nga Kurbneshi, s’ka veç dy shpaja, po ene “kullë” n’det si “cuca” Linditë e Lleshit t’Oroshit!

0

Çdo ditë, dëgjojmë nga një ngjarje të dhimbshme nga jeta e popullit dhe, nga një histori qejfi e fakt luksi, nga rehatia dhe pasuritë e dukshme e të padukshme, të politikanëve dhe qeveritarëve, që nuk duan të duken, por që maska bie e del profili i vërtetë.

Pas futjes së Gjeneral Sandër Lleshajt, në “ushtrinë” e pushtetit dhe në gjirin e partisë, është zbuluar, se ministri i policëve “bark-derra”, përveç dy shtëpive, paska edhe “1 derr vile” në Gjirin e Lalzit, ndërtuar për merak, me projekt në formë godine “komandë ushtarake”, prej nga vrojtohen vilat e gjithë “gjeneralëve” të politikës shqiptare.

Lajmi, është përhapur me shpejtësi e bujë të madhe dhe në trojet e Mirditës, ku në çdo kullë e shesh burrash, ka nisur të kuvendohet me habi, veç për vilën e “Vocit” të Ndues së Lleshajve prej Mërkurthit, të Selitës së Kurbneshit.

Fjala ka marrë dhenë e kudo, flitet se edhe Sandri i Lleshajve, qenka si gjithë të mëdhenjtë e “krye-bajrakut” të qeverisë, me “kullë” qyteti e deti në Lalz, komshi me Komandatitn e Përgjithshëm, Ilir Metajn e Rexhepit të Çepanit të Skraparit dhe me “Bac” Saliun e Ramës së Viçidolit të Tropojës.

Tash e tutje, malësia e Mirditës, u bë me dy “kulla” deti në Lalz, njëra e Sandrit të Lleshajve dhe tjetra e Linditës, ministres së kalamajve të shkollës, “cucës” së Lleshit prej Oroshi, që na e hoqi prej punet, ai i gjati, që për vete nuk ikën prej oxhakut.

Por Sandri Lleshajve, nuk paska qenë aq “mafishe”, sa e quajtën komshijtë e Lalzit, Mul Noka e Tit Vasili, sepse ka edhe dy shtëpi të tjera, të blera me kredi bankare si i pa strehë dhe si zyrtar i dalluar, në zbatimin e programit të partisë e ish-qeverisë që dogji kërpudhën.

Veç mos qeshni, kur të mësoni, se cili ia ka dhënë 2 kreditë. Ia ka dhënë me firmën e tij, ai “duar gjakosuri” i Viçidolit, kur gjenerali prej Kurbneshi, ishtë në pushtet më të, njerën 12 milionë lekë në vitin 2006, me emrin Sandër Lleshi, ndërsa tjetrën 50 milionë lekë në vitin 2008, me emrin Sandër Lleshaj.

Vila 480 m2 e ministrit të Brendshëm Sander Lleshaj
Vila 480 m2 e ministrit të Brendshëm Sander Lleshaj
 Kredia nr 1
 Kredia nr 2
Kredia nr 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu